Anglia dhe Italia do të luajnë nesër (e diel) në finalen e madhe të Euro 2020, por këto dy kombëtare kanë histori të madhe në përballjet mes vete.  

Të dielën mbrëma nga ora 21:00, Anglia dhe Italia do të përballen mes vete në finalen e madhe e cila zhvillohet në stadiumin Ëembley.


Megjithatë, këto dy kombëtare të mëdha kanë histori të madhe në përballjet ndaj njëra-tjetrës.

Njëra nga ato takimet më të freskëta padyshim se është përballja në Euro 2012, ku Italia eliminoi në penallti Anglinë në fazën e eliminimit direkt.

Është vet faqja zyrtare e UEFA-s e cila ka kujtuar këtë përballje me anë të një video, ku akteri kryesor është ish-mesfushori italian, Andrea Pirlo.

Pirlo 2

Pirlo kishte bërë një super-ndeshje ndaj Anglisë, duke organizuar në mënyrë perfekte lojën, duke ndërprerë aksione dhe shumëçka tjetër, ndërsa në fund shënoi penallti me 'panenka'.

“Një ikonë në të gjithë kontinentin... 33-vjeçari Andrea Pirlo ndaj Anglisë në EURO 2012”, ka shkruar UEFA në faqen zyrtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app