UEFA ka konfirmuar datat e ndeshjeve të para të fazës së 1/16-të së eliminimit direkt në garën më të fortë për skuadra evropiane në futboll, Ligën e Kampionëve.

Sot (e hënë) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.


Disa skuadra kanë pasur fat të mirë duke peshkuar kundërshtar të lehtë, por disa tjera nuk është se ju ka pri fati edhe aq fati.

Ndesha më e fortë e kësaj faze padyshim se po cilësohet ajo në mes të Real Madridit ndaj gjigantit francez, Paris Saint-Germain.

ciftet

Megjithatë, nga shumë ekspert ndeshje e fortë dhe bukur e vështirë po cilësohet ajo në mes të Barcelonës dhe Chelseat, dy rival që njihen moti në këtë garë.

Takim i vështirë dhe i barabartë po cilësohet ai në mes të gjigantit italian, Juventusit dhe skuadrës angleze, Tottenham Hotspur, ashtu sikurse edhe ajo në mes të Shakhtarit dhe Romës.

Ndeshje më të lehtë në letër po duken ato që kanë peshkuar skuadrat e Mançesterit, me Cityn që do luaj ndaj Baselit, Unitedin ndaj Sevillas dhe Liverpoolit përball Portos.

Përballje më e lehtë në letër po duket edhe ajo e Bayern Munichut ndaj Besiktasit, teksa më poshtë keni konfirmimet e datave nga UEFA për ndeshjet e para të eliminimit direkt.

Çiftet dhe datat e ndeshjeve: Juventus - Tottenham H.: 13 shkurt & 7 mars Basel - Man City: 13 shkurt & 7 mars Porto - Liverpool: 14 shkurt & 6 mars Real Madrid - PSG: 14 shkurt & 6 mars Chelsea - Barcelona: 20 shkurt & 14 mars Bayern M. - Besiktas: 20 shkurt & 14 mars* Sevilla - Man United: shkurt & 13 mars Shakhtar Don. - Roma: 21 shkurt & 13 mars /Telegrafi/ 

telegrafi sport app