UEFA dhe Adidas zbulojnë topin e ri i cili do të përdoret në finale të Euro 2020

233:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 21: The Henri Delaunay Cup is seen at Wembley Stadium during the UEFA EURO 2020 Launch Event at City Hall on September 21, 2016 in London, England. (Photo by Christopher Lee - UEFA/UEFA via Getty Images) 21:"UEFA via Getty Images
Kampionati Evropian, Euro 2020 është futur në fazën finale të tij.
Vetëm edhe tri ndeshje kanë mbetur deri në fund, ku do të zhvillohen dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe dhe që të tria do të luhen në Wembley të Londrës.
Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka janë katër Kombëtaret që kanë mbetur në garë për triumfin e madh në Euro 2020.

Ndërkohë për finalen e madhe është zbuluar edhe topi i ri nga UEFA dhe kompania gjigante Adidas.
Ky top është ngjyrë hiri, derisa ka disa ngjyra si të kaltër të ndritshme, të kuqe, ngjyrë rozë, të verdhë dhe të gjelbër të ndritshme të shpërndarë.
Topi i ri nuk dallon shumë nga ai që është përdorur deri në këtë fazë të garave në Euro 2020. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































