LAJMI I FUNDIT:

UEFA bllokon shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena – e quan si kontekst politik

UEFA bllokon shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena – e quan si kontekst politik

UEFA ka vendosur që Allianz Arena nuk mund të shfaq më ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBTQ + pasi beson se gjesti ka një kontekst politik.

Gjermania pret Hungarinë në takimin në kuadër të Euro 2020 të mërkurën, mes raportimeve të parullave anti-LGBT + që shfaqen në Budapest në fillim të garës, ndërsa vendi javën e kaluar miratoi një ligj që ndalon shpërndarjen e përmbajtjes në shkolla që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, me mbështetjen e kryeministrit të Bavarisë, Markus Soder, i bëri thirrje organit drejtues të futbollit evropian që të lejojë “një sinjal gjerësisht të dukshëm për kuptimin tonë të përbashkët të vlerave” dhe të “punojë prerazi dhe dukshëm për tolerancën dhe barazinë”.


Neuer nën hetime për shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit
Lexo po ashtu Neuer nën hetime për shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit

Sidoqoftë, UEFA e ka refuzuar kërkesën mbi bazën që ishte në përgjigje të ligjeve të reja në Hungari dhe propozoi datat alternative që stadiumi të shfaqte ngjyrat e ylberit.

“Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona – dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet futbolli sot”, thuhet në një deklaratë nga UEFA.

UEFA ndërpret hetimin ndaj Neuer, shiriti me ngjyrat e ylberit konsiderohet si “simbol ekipor dhe për një kauzë të mirë”
Lexo po ashtu UEFA ndërpret hetimin ndaj Neuer, shiriti me ngjyrat e ylberit konsiderohet si “simbol ekipor dhe për një kauzë të mirë”

“Sjellja diskriminuese ka dëmtuar të dy ndeshjet edhe jashtë stadiumeve, po ashtu edhe ligjërimin online rreth sportit që duam”.

“Sidoqoftë UEFA, përmes statuteve të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe fetarisht. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike – një mesazh që synon një vendim të marrë nga parlamenti kombëtar hungarez – UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, thuhet më tej në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori