Shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë ka pasur të fillojë në ora16:00.

Kosova do të udhëtojë fillimisht drejt Plzenit për t'u takuar me Çekinë më 14 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Anglinë në 'Fadil Vokrri', në Prishtinë.


Kompania që merret me shitjen e biletave të ndeshjeve të Kosovës, 'tiks.app' ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Anglisë.

Por, ueb-sajti i kësaj kompanie nuk është ende në funksion.

76689050 428269444552433 4714513819030781952 n Pamja aktuale e ueb faqes

Kërkesave e larta mund të jetë një nga arsyjet,  duke bërë që ueb-sajti i 'tiks.app' të bie nga sistemi.

Ndryshe, kjo kompani dje bëri të ditur se vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë bileta. /Telegrafi/

telegrafi sport app