Nga: Albert Vataj
Është 16 tetor i vitit 1793. Në pesë të mëngjesit, ndërsa Maria-Antoneta [Marie Antoinette] është duke shkruar letrën e saj të fundit; në të dyzetë e tetë seksionet e Parisit, bien daullet. Në orën shtatë është armatosur tërë garnizoni, topat e gatshëm për të shtënë kanë zënë urat dhe rrugët kryesore. Roje me pushkë me bajonetë venë e vijnë poshtë e përpjetë nëpër qytet. Kalorësia ka zënë dy anët e rrugës. Një mizëri ushtarësh janë ngritur në këmbë, të gjithë kundër një gruaje e cila është e vetme dhe e mbramja gjë që dëshiron është vdekja.
Shpeshherë, nënvizon Cvajgu [Stefan Zweig], dhuna ka frikë nga vdekja më tepër nga ç’ka frikë viktima prej dhunës.
Në orën shtatë të mëngjesit, shërbëtorja e re dhe përgjegjësit e burgut hynë ngadalë në qeli. Mbi tryezë digjen ende qirinjtë. Në një kënd, si një hije vigjiluese rri oficeri i xhandarëve. Rozalina aty për aty nuk e sheh mbretëreshën, por pastaj vë re e tmerruar se Maria-Antoneta është e futur në shtrat me rrobat e saj të zeza prej së veje. Ajo nuk fle, është e lodhur dhe e rraskapitur nga hemorragjia e vazhdueshme.
Vajza e mirë fshatare është atje zemërdridhur, e trazuar nga një mëshirë e dyfishtë, për atë që do të vdesë dhe për mbretëreshën.
Madamë, i thotë duke iu afruar e mallëngjyer, mbrëmë s’hëngre fare dhe thuajse asgjë tërë ditën e ditës. Ç’dëshiron sot?
– Bija ime, s’kam më nevojë për asgjë, çdo gjë ka marrë fund për mua – i përgjigjet mbretëresha shërbëtores pa ngritur, por kur kthehet vajza t’i japë asaj me pahir një supë që e përgatitur ajo vetë, e mjera grua pranon.
– Epo, mirë Rozali, sillma lëngun. Ha disa lugë, pastaj vajza e ndihmon të ndërrojë rrobat. Maria-Antoneta është e urdhëruar të mos vejë në gijotinë me rrobat prej të veje, të cilat mund të dukeshin provokim në sytë e popullit. Maria-Antoneta në këtë fund nuk i prish punë dhe pranon të vesh rrobë të bardha mëngjesi. Por, hemorragjia e vazhdueshme, brenda disa orëve ia mbulon bardhësinë e atyre rrobave, me gjak, dhe ajo nuk pranon që në parakalimin e fundit përpara popullit të saj ta bëjë me rroba të ndotura. Megjithëse në kushte jo të favorshme ajo arrin të ndërrohet, të vishet dhe të bëhet gati për udhëtimin e fundit – edhe pse roja që ka marrë urdhër të mos ia ndajë sytë, nuk ia lejon asaj të jetë vetëm për një çast në intimitet.
Është ora tetë e mëngjesit, troket dera, nuk është xhelati, është prifti, një nga ata që ka bërë betim republikan. Maria-Antoneta me sjelljet e një fisnikeje, refuzon të rrëfehet tek ai, pasi atë nuk e njeh si shërbëtor të Perëndisë dhe asnjë nuk ka bërë blatim të shenjtë. Kjo mospërfillje është në një farë mënyre muri mbrojtës brenda të cilit Maria-Antoneta përgatit kryelartësinë e udhëtimit të fundit.
Është ora dhjetë, në qelinë e saj hyn xhelati Sanson, një djalosh me një trup gjigandi. Ai vjen për t’ia prerë flokët dhe t’ia lidh duart pas. Jetën nuk mund ta shpëtoj më, këtë e di mirë, të paktën të shpëtoj nderin, të mos tregoj asnjë dobësi, të ruaj fortësinë e shpirtit, tu tregojë atyre që e shohin në këtë paradë drejt vdekjes se si vdes bija e Mari-Terezës.
Është ora njëmbëdhjetë dhe nën një potere të mbytur dhe të rëndë, hapet porta e Konsierzhërisë, jashtë së cilës pret një karrocë me një kalë të fuqishëm që ecën ngadalë. Të parët dalin oficerët, pastaj një kompani e tërë rojesh me gishtin në çarkun e pushkës. Me hapa të qetë dhe të sigurt ecën Maria-Antoneta. Vrasësi Sanson e mban mbretëreshën nga bishti i litarit, me të cilin i ka lidhur duart pas shpine.
Populli që mbush dy anët e rrugës, e përcjell me shastisje këtë poshtërim. Asnjë thirrje apo tallje. Mbretëresha arrin të përshkojë solemnisht këtë panoramë heshtjeje deri tek karroja. Pranë saj ulet prifti Zhirard, i veshur civil, dhe xhelati që nuk toleron asgjë në kryerjen e detyrës mizore. Ai ka një shprehi fytyre të padepërtueshme si Karonti, thotë Cvajgu, i cili shoqëronte shpirtrat e të vdekurve. Edhe ky shpie ashtu i shterur nga çdo ndjesi, për çdo ditë ngarkesën e tij deri në bregun e tejmë të jetës. Por, këtë herë edhe ky xhelat, edhe ndihmësit e tij gjatë gjithë udhëtimit, mbajnë kasketën nën sqetull sikur rrekeshin të shfajësoheshin për detyrën e tyre të neveritshme përpara gruas së pafuqishme që po e marrin zvarrë deri në vendin ku do t’i pritet koka.
Karroja përshkon ashtu hijerëndë dhe ngadalë përmes turmës që gardhon dy anët ë rrugës. Maria-Antoneta vështron drejtë përpara; ajo është mbretëreshë dhe nuk duhet t’ju japi asnjë vështrim kureshtar turmës, asnjë shenjë frike. I duhet të mbledh gjithë energjinë e trupit dhe forcën e shpirtit për të qëndruar në mbretërim kryelartë dhe e dinjitetshme – deri në fund.
Sheshi vigan i revolucionit, sheshi i sotëm i Konkordës, nxin nga njerëzit. Afro dhjetëmijë vetë kanë ardhur për të mos humbur këtë moment historik, këtë çast fatal, këtë fund që pret Maria-AntonetËN. Orët e pafund kanë kaluar nga pritja e tyre dhe mbretëresha nuk do t’i zhgënjejë. Ajo është aty për tu treguar se ka qenë dhe do të mbetet mbretëresha e tyre deri në atë moment kobi kur sëpata e xhelatit do të ndajë kokën nga trupi i saj.
Dhe … karroja ndalon pranë gijotinës, Maria-Antoneta, me një pamje të hijshme dhe të qetë, triumfuese si për një manifestim festiv, ngjitet në vendin e ekzekutimit pa lejuar që dikush ta ndihmojë. E përshkon me një vështrim gjithë atë spektakël, ata njerëz që nuk kanë lejuar të mos mungojnë në ndarjen përgjithnjë me një grua të rrallë, me një grua komplekse, por që arriti më në fund të ishte një personalitet, një shenjim në historinë e Francës.
A e dinë vallë gjithë ata njerëz se si mbretëresha e tyre ka përfunduar këtu? A e njohin ata të vërtetën, atë që duhet të njohë populli për sovranin? E, ç’rëndësi ka se çfarë ata dinë, çfarë ata mendojnë, çfarë ata i ka sjellë këtu, Maria-Antoneta është tashmë në gjunjë dhe xhelati e afron kokën e saj pranë vendit. Me një të tërhequr të tërkuzës, tehu i mprehtë i thikës zbret me shpejtësi duke ndarë kokën nga trupi. Spektakli ende nuk ka përfunduar. Xhelati zë për flokësh kokën që është rrokullisur mënjanë dhe duke e ngritur lart ua tregon njerëzve. Mbretëresha e Francës, Maria-Antoneta, është tashmë një e vdekur; koka e saj është trofe i revolucionit, është zëri i një drejtësie të diskutueshme, një drejtësie që u përdor për popullin, për njerëzit, për turmat si një emblemë e mizorisë, e vdekjes, në mëshirën e së cilës janë të gjithë, si kjo grua, ky mit.
“Rroftë Republika!” shpërthyen gojët e shpenguara nga gulçimi mbytës. Tashmë është mesditë dhe … nesër, javë dhe muaj me radhë, akoma në atë shesh njerëzit do të mund të përfshihen në të njëjtin argëtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje