LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit serbë, një seri takimesh emergjente pas “negociatave të dështuara” me Kosovën

Udhëheqësit serbë, një seri takimesh emergjente pas “negociatave të dështuara” me Kosovën

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, me serbët nga Kosova, e presidenti Tomislav Nikoliq, urgjentisht me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, janë takimet e menjëhershme të përfaqësuesve të institucioneve më të larta në Serbi, pas takimit të ri të dialogut me Kosovën, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Deutsche Welle njoftoi se bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel të mërkurën në mbrëmje “kanë dështuar” dhe Tanjug njoftoi gjithashtu se kryeministri Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim urgjent në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Sipas medieve serbe, “pala serbe frikësohet se Prishtina nuk është duke hequr dorë nga ideja e sulmeve mbi serbët në veri të Kosovës”.


Negociatat e fundit në Bruksel janë mbajtur në nivelin më të lartë, ku ishin të pranishëm kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, pas bisedimeve me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, nuk kishte asnjë deklaratë pas takimit.

Dhe Deutsche Welle njoftoi se “atmosfera ishte shumë e keqe” dhe se nga takimi nuk kishte asnjë rezultat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori