Kim Jong-nam i pëlqente të bënte veçanërisht dy gjëra: të luante në kazino dhe të shkonte me femra. Nga ana tjetër, por vetëm nëse vërtetë duhej të bënte një gjë tjetër, ai pëlqente që të kalonte ditë të tëra në parqe argëtimi, nga një lojë tek tjetra, si një fëmijë i rritur. Një gjë e tmerronte. Ose më saktë, një person: gjysmë-vëllai i tij, Kim Jong-un, kreu suprem i Koresë së Veriut, diktatori sa grotesk, aq edhe mizor.
E kishte aq shumë frikë, saqë u thoshte miqve: “Unë po jetoj përtej kohës time maksimale”.
Tani, koha mbaroi, atë e vranë. Dhe e bënë, ashtu si ndodh shpesh në atë pjesë të botës, në mënyrë spektakolare, si në një film me spiunazh.
Kim Jong-nam vdiq në Malajzi, në 13 shkurt, në aeroportin e Kuala Lumpurit. Po hipte në një avion me pasaportë false, për të shkuar në Macao, ku jetonte prej vitesh mes luksit, i rrethuar nga dy qentë shumë të dashur husky, nën mbrojtjen e shërbimit të fshehtë kinez. Pamjet e një videokamere e tregojnë tek pret në radhë për check-in. Dy gra i afrohen. Njëra mban veshur një xhup të bardhë ku është shkruajtur Lol (laugh out loud – qesh me zë).
Ajo i vendos një rrobë në fytyrë, ndërsa vajza tjetër e spërkat me diçka. Kalojnë disa sekonda, pastaj gratë largohen. Viktima nuk duket se ndihet keq, bisedon me rojet e sigurisë, denoncon incidentin. Pas disa minutash bie. Vdes menjëherë pas, teksa po e transportojnë për në spital. Autoritetet e Malajzisë ende nuk duan të bëjë të ditur rezultatet e autopsisë. Ajo që dihet është se Koreja e Veriut ka bërë thirrje për dorëzimin e trupit, por gjykatësit nuk pranojnë. Tensioni mes dy vendeve është në maksimum.
Dy gratë e përfshira janë ende në burg në Kuala Lumpur. Sipas pasaportave, njëra është vietnameze, tjetra indoneziane. Ishin larguar nga aeroporti në një taksi, nga një rrotull me kartëmonedha. Kanë treguar më pas se dikush i kish futur në kurth: që një gjoja trupë i kish paguar për të realizuar një xhirim për një emision humori. Dhe se atë ditë kishin spërkatur me ujë shumë njerëz, dhe asgjë nuk kish ndodhur. Viktima e fundit e “shakasë” ishte Kim Jong-nam. Natyrisht, nuk e dinin se kush ishte.
E vërtetë? Gënjeshtër? Sigurisht, dy gratë duken pak si shumë naive, për të qenë vrasëse profesioniste. Një nga të dyja, megjithatë, është eksperte kimie. Në pranga kanë përfunduar edhe të dyshuar të tjerë, të gjithë me origjinë nga Korea e Veriut. Për më tepër, duket se ka pasur një tentativë rrëmbimi të kufomës në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Por pse duhet të vdiste Kim Jong-nam? Dhe pse tani? Gjysmë-vëllai diktator, në paranojën e tij, ndoshta kishte frikë se rreth tij mblidhej opozita ndaj regjimit. Ndoshta për shkak se ka qenë një kohë kur udhëheqësi i caktuar ishte vetë Kim Jong-nam, i pari i bijve të “udhëheqësit të dashur”, diktatorit Kim Jong-il, i cili vdiq nga një atak në zemër në vitin 2011.
Nëna e tij ishte Song Hye-rim, partnerja e tiranit. Atëherë gruaja ishte “Nëna e Respektuar që është më Besnikja e Udhëheqësit të Dashur dhe Komanantit Suprem”.
Kur marrëdhënia me gruan përfundoi, lideri i dashur u lidh me Ko Yong-hui, dhe ata lindën dy djem, Kim Jong-Chol, që u përjashtua nga trashëgimia, sepse konsiderohej “shumë femëror”, dhe presidenti aktual, Kim Jong-un. Në fakt vëllai i madh nuk dukej aspak i interesuar që të pretendonte pushtetin e liderit suprem. Siç u tha, në vend se të komandonte, ai preferonte që të bënte ndonjë gjë tjetër. Kur u kap në Japoni me një pasaportë të rreme, ai rrëfeu se ishte zakon i tij që të shkonte në Tokio për të vizituar bordellot e lagjes Yoshiuara. Kaq mjaftoi dhe familja e largoi. Kur i vdiq i ati dhe gjysmë-vëllai i tij erdhi në pushtet, ai i tha një gazetari japonez se regjimi i Koresë së Veriut ishte “një shaka me pjesën tjetër të botës”.
Të nesërmen ai u largua me nxitim nga Pheniani, me destinacion Macaon. Duket se kishin provuar tashmë që ta vrisnin, në vitin 2012. Familjarët e tij ranë një nga një. Disa vuajtën në mënyrë mizore, si xhaxhai i tij Jang Sung-taek i cili, thuhet, iu hodh qenve të diktatorit që ta shqyenin. Mbase është ekzagjerim. Fakti është se fati i Kim Jong-nam ishte i shënuar, edhe pse ai mund të fshihej dhe të ndryshonte pasaportën. Në qoftë se vëllai i tij ka një dhunti, kjo është këmbëngulja. Ai e donte të vdekur dhe kështu ndodhi. Nuk do të jetë i fundit, me siguri. /“Investigate NZ”-bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist – pamje nga vendi i ngjarjes

Musk: Zelensky ‘po ushqehet me trupat e pajetë’ të ushtarëve ukrainas

Luftanijet kineze bëjnë një lundrim ‘të pazakontë’ pranë aleatit të SHBA-së, Australisë

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij