Në një ceremoni të veçantë në Lisbona të Portugalisë, të organizuar nga ACEEU, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka ri-konfirmuar lidershipin duke fituar çmimin “Entrepreneurship Educator of the Year” nga prestigjiozi Triple E Awards.

Në këtë ngjarje, UBT ka zënë vendin e dytë për çmimin “Young Entrepreneurial University of the Year”, duke u vendosur në mesin e institucioneve më të njohura globale, dhe duke u bërë pionier në Kosovë dhe rajon në arritjen e sukseseve kaq të larta.


460639226 920160590143000 93370151872564310 n jpg

Ky vlerësim vjen për të dytin vit radhazi dhe është një dëshmi për inovacionet e shkëlqyera dhe strategjitë që UBT ka implementuar.

UBT po kontribuon në krijimin e një ambienti arsimor që ndihmon në zhvillimin e liderëve të rinj dhe nxitjen e ideve të reja, duke ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe duke transformuar të ardhmen e arsimit në Kosovë.

459646015 920160703476322 6753322384986355226 n jpg

460236202 920160776809648 5568539357702017314 n jpg

460403784 920160813476311 404724670582807256 n jpg

460527778 920158853476507 6771467278483359969 n jpg

460833561 920160840142975 5789678285304303727 n jpg