Në mesin e shumë laboratorëve inovativ që posedon UBT, së fundmi institucionit i është akredituar edhe Laboratori i Materialeve Ndërtimore, laborator i cili të jetë pikë reference në nivel kombëtar për vlerësimin e cilësisë së produkteve.

Sipas njoftimit për media, ky laborator gjendet në Qendrën e Laboratorëve Testues në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku është themeluar për të testuar materialet e ndërtimit nga një ekip i kualifikuar shkencor.


69364651 943427525999640 3869876558600601600 n

"Laboratori do të përdoret edhe nga studentët për hulumtime dhe projekte të fushës së Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, të cilët do të hulumtojnë, analizojnë dhe do të testojnë materialet e ndërtimit sipas standardeve evropiane, teksa rezultatet e nxjerra do të shërbejnë si ekspertiza profesionale për ndërtim cilësor të ndërtesave, urave, autostradave etj", thuhet në njoftim.

Ky laborator është i pajisur me teknikë të teknologjisë së fundit, në të cilin gjithashtu mund të kryhen teste të materialeve sipas kërkesës së partnerëve nga industria.

Artikull i sponsoruar