LAJMI I FUNDIT:

Uber dhe Motional lansojnë shërbimin e robotaksive në Las Vegas

Uber dhe Motional lansojnë shërbimin e robotaksive në Las Vegas

Firma amerikane e udhëtimit Uber Technologies Inc dhe prodhuesi i teknologjisë pa shofer, Motional thanë të mërkurën se lansuan shërbimin e tyre publik të robotaksive në Las Vegas.

Shqyrtimi i ashpër rregullator dhe miratimi i vonuar komercial i teknologjisë së automjeteve autonome kanë vonuar vendosjen e shërbimeve robotaksi, duke i lënë investitorët të shqetësuar, transmeton Telegrafi.

Lansimi është pjesë e një marrëveshjeje jo-ekskluzive 10-vjeçare midis të dy kompanive për automjetet pa shofer, me një lansim që pritet të pasojë në Los Angeles.


Në marrëveshjen me shumë tregje, automjetet autonome të Motional do të transportonte gjithashtu pasagjerë dhe artikuj të dorëzimit për Uber dhe divizionin e tij Uber Eats.

Kompanitë thanë se do të kenë operatorë automjetesh për momentin, megjithëse po punojnë për të bërë të disponueshme për publikun një përvojë plotësisht pa shofer deri në vitin 2023. /Telegrafi/