LAJMI I FUNDIT:

Uashingtoni shtrëngon sanksionet ndaj Huawei, Trump beson se ata kërcënojnë sigurinë e SHBA-së

Uashingtoni shtrëngon sanksionet ndaj Huawei, Trump beson se ata kërcënojnë sigurinë e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se administrata Trump e konsideron Huawei “një degë ushtarake të Partisë Komuniste Kineze, e ngarkuar me mbikëqyrje”.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se po forcojnë sanksionet kundër gjigantit telekomunikues kinez Huawei, për të kufizuar qasjen e saj në teknologjinë e SHBA, tha Departamenti i Tregtisë së SHBA-së në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Donald Trump e quajti grupin kinez një “spiun” në një bisedë telefonike me Fox News.


Administrata Trump akuzon Huawei që përdor bashkëpunëtorët e saj të huaj për të anashkaluar sanksionet.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se kompania është një kërcënim për sigurinë e vendit të tij për shkak të lidhjes së saj me qeverinë kineze, të cilën Huawei e mohon.

Këto sanksione të reja janë futur për të “mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, privatësinë e qytetarëve tanë dhe integritetin e infrastrukturës sonë 5G nga ndikimi i dëmshëm i Pekinit”, shtoi Pompei.

Uashingtoni dëshiron të parandalojë Huawei dhe furnizuesit e tjerë kinezë të kontrollojnë tregun e ri të teknologjisë dhe rrjetin 5G.

Përplasjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara shpërthyen pas një marrëveshje historike tregtare të nënshkruar në janar që supozohej të lehtësonte tensionet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori