LAJMI I FUNDIT:

U tha se Bislimi “përzënet” nga takimi në Tiranë – reagon këshilltari i tij: Spekulim, nuk ka pasur konfirmim për pjesëmarrje

U tha se Bislimi “përzënet” nga takimi në Tiranë – reagon këshilltari i tij: Spekulim, nuk ka pasur konfirmim për pjesëmarrje

Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me raportimet se zv.kryeministri është “përzënë” nga takimi joformal i liderëve të rajonit që do të mbahet sot në Tiranë.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka pasur konfirmim zyrtar për pjesëmarrje të Bislimit në këtë takim.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij”, ka shkruar Kadiu.


Qeveria: Kurti u ftua nga Rama në takimin joformal, nuk merr pjesë për shkak se ndodhet në Greqi
Lexo po ashtu Qeveria: Kurti u ftua nga Rama në takimin joformal, nuk merr pjesë për shkak se ndodhet në Greqi

Kadiu ka shtuar se raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.

ABC News, ka raportuar se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga Qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi.

Sipas këtij mediumi takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit.

Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori