LAJMI I FUNDIT:

Lana Del Rey u shfaq e veshur me një fustan 16 eurosh në tapetin e kuq?

Lana Del Rey u shfaq e veshur me një fustan 16 eurosh në tapetin e kuq?

Lana Del Rey mund të jetë Artistja e Dekadës, por ajo ende pëlqen të bëj pazar.

Këngëtarja e “Summertime Sadness”, 36 vjeç, mbërriti në Variety’s Hitmakers Awards të shtunën për të pranuar nderin prestigjioz.


Por në vend që të vishej me fustane të shtrenjta në tapetin e kuq, ajo zgjodhi një fustan të shkurtër me lidhëse në një stampim mermeri të gjelbër, poshtë një xhakete të zezë të gjerë.

Fansat në rrjete sociale dyshonin se Del Rey kishte rrëmbyer fustanellën e njohur nga marka e modës së shpejtë Shein, me shumë pamje të një fustani pothuajse identik me çmim rreth 16 euro nga faqja e internetit.

“Absolutisht po humbas mendjen te Lana Del Rey e veshur me një fustan Shein 16 eurosh në Variety Awards”, shkroi një person në Twitter, së bashku me fotot krah për krah të pamjes së yllit krahas asaj të modeles Shein.

“Lana me një fustan Shein do të jetë përgjithmonë ikonë. Për çfarë i shpenzon paratë e saj?” një tjetër e pyeti, ndërsa një tjetër u tall: “Lana Del Rey duke marrë çmimin e dekadës me një xhaketë të vjetër dhe një fustan Shein”. /Telegrafi/