LAJMI I FUNDIT:

U sekuestruan shtatë mijë euro e gjësende tjera, Policia jep detaje për aksionin në Graçanicë

U sekuestruan shtatë mijë euro e gjësende tjera, Policia jep detaje për aksionin në Graçanicë

Policia e Kosovës arrestoi dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, pasi dyshohet se kërkonin 25,000€ për të përfunduar një proces në lidhje me pronësinë.

Pas bastisjeve, u sekuestruan para të gatshme dhe telefona mobil, ndërsa hetimet vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë. Dy nga të arrestuarit morën masën e ndalimit, ndërsa tre të tjerë u liruan.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka pranuar informatën ku dyshohej se disa zyrtar të Komunës së Graçanicës, më saktësisht zyrtarë nga Drejtoria e Kadastrit dhe Pronës janë përfshirë në veprat penale të “Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare” dhe “Marrje e Ryshfetit”.


Zyrtarë të caktuar dyshohet se kishin kërkuar nga një qytetar mjete monetare në vlerë prej 25,000.00€ (njëzet e pesëmijë euro), për përfundimin e një lënde në lidhje me bartjen e pronësisë. Pas marrjes se këtij informacioni hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga Policia e Kosovës kanë aplikuar masat e veçanta me ç‘rast më dt. 26.12.2024, gjatë një operacioni taktik kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar me iniciale (V.S dhe Z.M) duke pranuar mjetet monetare në vlerën e cekur me lartë me qëllim të përfundimit të lëndës.

Ndërsa, tre të dyshuarit tjerë dyshohet që në bashkëveprim kanë kryere veprat penale të cekura më lartë.

Pas arrestimit të të dyshuarave, janë kryer bastisje në tri lokacione të ndara ku janë sekuestruar edhe dëshmitë në vijim: Në shtëpinë e të dyshuarit me iniciale (V.S.) janë sekuestruar 5,000.00€ (pesëmijë euro) para të gatshme; Në shtëpinë e të dyshuarit me iniciale (D.F.) janë sekuestruar 2,000.00€ (dymijë euro) para të gatshme; Po ashtu janë sekuestruar: 7 (shtatë) telefona mobil personal, pronë e të dyshuarve të cilët do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtës, të cilëve Prokurori i lëndës; dy prej tyre (V.S dhe Z.M ), ju ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa tre personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëveprim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Prokurorisë themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori