LAJMI I FUNDIT:

U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht

U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht
Foto: Xheneta Fetahu/Instagram

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht ndaj disa raportimeve që qarkulluan në mediat rozë lidhur me një lidhje të mundshme të saj.

Në disa prej këtyre lajmeve, u paraqit një person i ri që thuhej se ishte i dashuri i Xhenetës, dhe se dyshja po kalonin kohë së bashku në Dubai.

Përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre spekulimeve, duke sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se ajo ka vendosur të reagojë pas disa ditësh heshtjeje.


Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Ajo shkroi: “Jam e vetëdijshme që emri im mund të jetë tërheqës për portale që kërkojnë klikime, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë publikimin e lajmeve të pavërteta. Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, por nga ky moment e në vazhdim, çdo shpifje dhe keqinformim mediatik do të ndiqet penalisht dhe do të adresohet përmes institucioneve ligjore përkatëse”.

Ky reagim i Xhenetës vjen pas një periudhe gjatë së cilës ajo ka qëndruar e qetë ndaj aludimeve të tilla, por tani duket se ka vendosur të marrë masa për të mbrojtur imazhin dhe privatësinë e saj.

Kjo deklaratë tregon se ajo nuk do të lejojë që të vazhdojnë spekulimet dhe se do të kërkojë drejtësi përmes mekanizmave ligjorë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina

"Do ta shtyp Nedën me makinë", Rozanës i transmetohet deklarata e saj e dhunshme që kishte bërë për opinionisten në Big Brother para shumë viteve

Magazina

"Mirupafshim Gjesti", Egli kalon në divanin e kuq në spektaklin 'prime' të së martës

Magazina
Gjesti përballet me deklaratat e tij kundërthënëse për Eglin gjatë spektakli 'prime' - i transmetohet klipi ku thotë se nuk e do Eglin

Gjesti përballet me deklaratat e tij kundërthënëse për Eglin gjatë spektakli 'prime' - i transmetohet klipi ku thotë se nuk e do Eglin

Magazina
U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht

U raportua se iu zbulua i dashuri në Dubai, reagon ashpër Xheneta: Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, çdo shpifje do të ndiqet penalisht

Magazina
Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Magazina
Kalo në kategori