Në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, sot u bë prezantimi i punëtorisë në kuadër të projektit ,,Varet nga ti”, që organizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me UNDP-në. Qëllimi i këtij prezantimi ishte që të ngrihet vetëdija në lidhje me këtë aksion, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor ndaj ndryshimeve klimatike, thuhet në njoftimin e drejtuar Telegrafit në Maqedoni, nga Zyra për Informim në UT.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Flamure Berisha tha ”qëllimi i kësaj punëtorie është ngritja më e madhe e vetëdijes tek studentët, por edhe tek popullata në përgjithësi, për sfidën me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e ambientit jetësor. ,,Konkretisht, punëtoria ka për qëllim t’i informojë studentët në lidhje me aplikimin e projektit ,,Varet nga ti”, për dhënien e ideve novatore, të cilat do të shpërblehen, por do të kenë asistencë dhe ndihmë për t’u realizuar kjo ide. Për këtë projekt, dokumentacioni mund të dorëzohet edhe në gjuhën shqipe dhe kjo është shumë e rëndësishme për studentët e Universitetit të Tetovës, sepse mund ta kenë më lehtë që ta shkruajnë projektin në gjuhën e tyre amtare”, u shpreh Flamure Berisha.
Shkurte Osmani nga Zyra për Shkencë dhe Inovacion e Universitetit të Tetovës, tha ”Universiteti ynë u kushton rëndësi të veçantë studentëve, dhe për këtë arsye ka mundësuar edhe prezantimin e projektit ,,Varet nga ti”. Me këtë prezantim, studentëve jo vetëm që iu dha mundësia që të informohen për mbrojtjen e ambientit jetësor, por ata bashkë me të gjithë të interesuarit tjerë për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë mundësi që të konkurrojnë në konkursin e shpallur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për ,,Ide inovative”, ku ideja më e mirë shpërblehet me 10.000 dollarë”, tha Shkurte Osmani.
Afati i fundit për aplikimin në konkursin për ,,Ide inovative” që e ka shpallur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është data 1 qershor./Telegrafi/
Të interesuarit për më shumë informata mund të aplikojnë në faqen zyrtare elektronike të këtij projekti: http://www.odtebezavisi.mk/home/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania