U prek, por edhe u përdhos statusi i Kosovës
Kosova dhe Serbia pritet që gjatë muajit korrik të arrijnë marrëveshje për: lëvizjen e lirë, çështjen e tregtisë së lirë, telekomunikacionit, energjisë, si dhe kthimit të dokumenteve kadastrale dhe civile të plaçkitura në Kosovë. Marrëveshja do ketë kompromise me gjasë fort të hidhura.
E pabesueshme por e vërtetë, ekipi kosovar i bisedimeve me Serbinë, që në rundin e parë të bisedimeve u korit fort, dështoi më keq, sepse edhe më skeptikët nuk kanë mundur ta mendojnë se do të ndodh kompromisi deri në masën e përbuzjes së plotë, duke pranuar që të hiqet dorë nga shenja më emblematike e identitetit shtetëror, siç është emërtimi – “Republika e Kosovës”. Sipas logjikës së ekipit kosovar për bisedime me Serbinë, është pranuar të hiqet fjala Republikë nga përdorimi në vula e në të gjitha dokumentet përcjellëse nga Kosova, në mënyrë që, kosovarët të mund të shkojnë dhe të bredhin lirshëm nëpër Republikën e Serbisë!
Kjo tashmë ka ndodhur dhe, veprimi është skandaloz, sepse, del se, Qeveria e Kosovës i ka mashtruar qytetarët e saj, kur u ka thënë se, bisedimet do të zhvillohen vetëm për çështje teknike dhe jo, assesi, kurrën e kurrës, për ato që çështje prekin statusin e vendit! Mirëpo, ja që ndodhi e kundërta, që në nismë, u prek statusi i Kosovës, ndodhi prekja brutale e shtetit dhe rendit kushtetues të Kosovës, ndodhi kompromisi i turpshëm i sakrifikimit të interesave dhe i cenimit të sakrificës së jashtëzakonshme të popullit shqiptar të Kosovës nga ana e vet Qeverisë së Kosovës.
Kjo që ndodhi, edhe bretkosat nuk e kanë vështirë të kuptojnë se, është një dështim i jashtëzakonshëm i Kosovës, si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, sepse, veprimet e zëvendëskryeministres aktuale, znj. Edita Tahiri, janë tronditëse për Kosovën, janë përbuzëse për qytetarinë kosovare dhe me pasoja të rënda e afatgjate.
Mirëpo, me gjasë ndryshe mendojnë ata që e kanë krijuar ekipin për bisedime, apo më saktë ata që qëndrojnë para e prapa zonjushës Edita Tahiri dhe që, domosdo nuk janë të pritur që, ta shohin dhe edhe më pak që ta pranojnë dështimin. Si ka mundësi që kryenegociatorja e autorizuar nga kryeministri i vendit, në vend se ta ndjej fajin për këtë kompromis skandaloz dhe të ndjehet e brengosur për nguljen e thikës në gjoksin e Kosovës, del dhe me krekosje tregon broçkulla nëpër intervista duke thënë se, nuk është fjala për ndonjë kompromis, por se, fjala është për lëshime të dyanshme, të Kosovës dhe të Serbisë, sipas marrëveshjeve evropiane që e afrojnë Kosovës me BE-në!!!
Dokrra!
Kemi të bëjmë me një kompromis të dhimbshëm e me pasoja të rënda kundër shtetit dhe rendit kushtetues, kundër interesave jetike të popullit të Kosovës, sepse i preken disa nga parimet më elementare, ato fondamentale të shtetësisë që e cenojnë rendin kushtetues dhe që, është fakt i pamohueshëm, Kosova rikthehet në gjendjen e para shpalljes së pavarësisë.
Kjo është e vërteta. Mirëpo, Edita Tahiri, paturpësisht kamuflon me të vërtetën duke u përpjekur që të mashtrojë opinionin publik, duke thënë se: Kosova nuk po bën kompromise, por se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, po mundohen që të përfitojnë sa më shumë…”. Pikërisht këtu qëndron problemi sepse, në garën për të përfituar, kësaj radhe fiton vetëm Serbia, e cila, realisht ka arritur që ta rikthej Kosovën në kohën dhe nën juridiksionin e UNMIK-ut!
Mirëpo, ja që kryenegociatorja Tahiri, e konsideron përfitim – që: qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Serbi vetëm me letërnjoftimin pa pasur nevojë që ta tregojnë pasaportën e tyre…”
Çfarë përfitimi është ky? Kujt i duhet kjo?
Kosovës nuk i përket brengosja se si Serbia i pranon të huajt. Jo, jo! Kosova ka punët dhe hallet e veta, disa prej të cilave është menduar se mund të zgjidhen nëpërmjet të bisedimeve me Serbinë. Mirëpo, ja që, nga bisedimet po përfiton vetëm Serbia e cila në çdo potes arrin përfitime të dyfishta, si në rastin konkret, kur për hatër të Serbisë lejohet anashkalimi i pasaportës së Kosovës që është dokumentit identifikues shtetëror. Kjo e ka cenuar Kosovën, ndërsa në anën tjetër, ka ngritur imazhin e Serbisë si vend që është pro lëvizjes dhe qarkullimit të lirë të njerëzve, kusht ky tepër i rëndësishëm për vendet që aspirojnë BE-në.
Këto gjëra duhet t’i ketë parasysh Edita Tahiri, e cila ose është e verbër ose shtihet si e tillë, karshi dështimit të saj në këto bisedime. Nuk është kompromis por është dështim i plotë kur – pranohet që nga vula e Doganave të Republikës së Kosovës, të hiqet fjala Republikë, në mënyrë që (për qejfin e Serbisë) të rikthehet dhe të vazhdojë të jetë në përdorim vula me tekstin “Dogana e Kosovës” e kohës së UNMIK-ut! Të pranohet gjithashtu që edhe të gjitha dokumentet e tjera përcjellëse të mos e kenë fjalën Republikë!!!
Si ka mundësi që Edita Tahiri e konsideron përfitim kompromisin që Serbia paskësh pranuar që qytetarëve serbë të Kosovës do t’u hiqen tabelat e Serbisë, por do t’u mundësohet mbajtja e tabelave KS, pra të atyre tabelave të kohës së UNMIK-ut.! Kompromis se jo mahi!
Tahiri ka thënë se ky do të jetë një tranzicion.
Por, ka të tjerë që thonë se ky është tranzicion që po bëhet për faqe të zezë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër