LAJMI I FUNDIT:

U paraqit si mjek popullor me bio energji, ngritët aktakuzë për mashtrim e shantazh

U paraqit si mjek popullor me bio energji, ngritët aktakuzë për mashtrim e shantazh
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet B.Z., dhe F.Z., për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, nga neni 256 paragraf 1 të KPRK-së, “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragraf 1 të KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 323 paragraf 1 të KPRK-së, si dhe, veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragraf 1 të KPRK-së.

“I pandehuri B.Z., nga viti 2010 e deri më 16.07.2019, në Malishevë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ligjor, ka kryer aktivitete mjekësore, duke u thirrur si “Mjek popullor me bio energji”, ka trajtuar qytetarë me sëmundje të ndryshme dhe probleme familjare.


Gjithashtu, i njëjti nga viti 2014 e deri më 16.07.2019, në Malishevë, saktësisht në biznesin e tij, duke vepruar si veterinar dhe mjek popullor, gjatë veprimtarisë së tij, me qëllim që ti shmanget tatimit, nuk e ka deklaruar qarkullimin në ATK, ku gjatë kësaj periudhe, ka realizuar të ardhura në vlerë prej 30,216.45 euro, me ç ‘rast buxhetit të Republikës së Kosovës i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 2,395.83 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, nga neni 256 paragraf 1 të KPRK-së, dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragraf 1 të KPRK-së.

I pandehuri B.Z., nga viti 2016 e deri në fund të vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e mashtron personin tjetër, të dëmtuarën Sh. G., ku pasi e njëjta kishte probleme familjare, i pandehuri e bind se kinse do ta shërojë ku fillimisht ia përgatit disa hajmali e më vonë edhe të tjera, ku të dëmtuarës i shkakton kështu dëm në vlerë prej 6000 euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragraf 1 të KPRK-së.

E pandehura F.Z., në verën e vitit 2018 në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanos të dëmtuarën Sh. G., se do të zbuloj disa mesazhe të motrës së saj, nëse nuk ia dërgon shumën e parave të cilat ajo dëshiron, kështu duke i kërkuar të dëmtuarës 30.000 euro. Pasi e dëmtuara nuk ia dërgon të hollat e kërkuara, të njëjtat mesazhe ia përcjelle burrit të motrës, kinse në lidhje me moralin e gruas së tij”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragraf 1 të KPRK-së.

Prokurori rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit B.Z., dhe F.Z., të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori