Studentja nga shteti amerikan Utah, Madelyn Allen, që u zhduk javën e kaluar, tani policia thotë se e ka gjetur në shtëpinë e rrëmbyesit 39-vjeç Brant Brown.
Siç raporton NBC, burri i arrestuar u dënua për cenim të lirisë, sulm seksual dhe keqtrajtim fizik, transmeton Telegrafi.
Zhdukjen e studentes e kishte raportuar familja e saj gjatë 13 dhjetorit, e atë ditë në ora 9 të mëngjesit kishte dalë nga dhoma e saj në konvikt. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, 19-vjeçarja ishte larguar nga ndërtesa në ora 9:22.
Prindërit e kishin raportuar zhdukjen e saj, e hetimeve i erdhi fundi pas pesë ditëve kur u gjet dhe iu kthye prindërve.
https://twitter.com/Nerdy_Addict/status/1472554863020195850?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1472554863020195850%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3834827%2Fstudentkinja-upoznala-decka-preko-interneta-pa-nestala
“Jemi të lumtur që tani është e sigurt. Tani është me ne – më e sigurt, por ajo çfarë ka kaluar është e tmerrshme dhe traumatike. Nuk po mund të imagjinojmë nëpër çfarë ka kaluar. Ajo është luftëtare, trimëreshë. Jemi shumë falënderues që është sërish me ne dhe do ta ndihmojmë ta rimerr veten”, tha familja e saj.
Ajo u shpëtua brenda një bodrumi, ku u gjet lakuriq dhe e mbuluar në një lloj vaji, pasi javën e kaluar ishte zhdukur kur edhe njohu një djalosh të ri përmes internetit.
Sipas hetuesve që punojnë në këtë rast, Brant e kishte marrë ditën kur edhe ishte zhdukur – duke e dërguar në një qytet 150 kilometra larg konviktit ku banonte.
https://twitter.com/JosephMorrisYT/status/1471919934162751489?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1471919934162751489%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3834827%2Fstudentkinja-upoznala-decka-preko-interneta-pa-nestala
Prindërit ishin brengosur kur u dërgoi mesazhin “ju dua”. E pasi që nuk ishte shfaqur fare disa ditë, e raportuan rastin në polici.
Policia arriti ta lokalizoj sinjalin e telefonit të saj dhe filluan ta kontrollojnë zonën ku dyshohej se gjendej ajo. Kështu arritën edhe derisa të shtëpia e Brant – ku ai ua hapi derën por refuzoi t’i lejoj të futen brenda pa lejen e prindërve – që ishin edhe pronar të pronës.
Njëri nga detektivët kishte vërejtur përmes dritares së bodrumit se po i shkëlqenin flokët dhe se diçka lëvizte. Aty kërkuan lejen nga prindërit që të futen brenda, dhe në bodrum hasën në vajzën që ishte e lidhur dhe lakuriq dhe e mbuluar plotësisht me vaj.
https://twitter.com/JosephMorrisYT/status/1472620943105269780?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1472620943105269780%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3834827%2Fstudentkinja-upoznala-decka-preko-interneta-pa-nestala
Në të njëjtin bodrum kishte një set thikash dhe pushkë. Më vonë u zbulua që Brant ia kishte marrë telefonin dhe ia kishte fikur.
Ai ia kishte dhënë vetëm një herë telefonin që t’i dërgojë mesazhin prindërve, e hetuesit përmes sinjalit të tij kanë arritur ta gjejnë.
Vajza ka treguar sesi Brown disa herë e kishte përdhunuar e ngufatur. E kishte kërcënuar se do t’i bëjë këtë familjes së saj nëse shkon apo i tregon dikujt se ku gjendet.
Brown ka pranuar në polici se e kishte lidhur sa ishte në punë, por se pretendon t’i ketë lënë ushqim dhe e kishte lejuar ta shfrytëzojë tualetin.
Madelyn ka biseduar me policinë, duke pranuar se Brown e kishte detyruar të zhvishet kur u fut në shtëpinë e tij duke mos e lejuar që sërish të vishet. E kishte kërcënuar se do ta godet me rrip nëse vishet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së bën thirrje për “më shumë integrim me industrinë mbrojtëse të Ukrainës”

Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

Polonia akuzon Rusinë për zjarrvënie të qëllimshme në një qendër tregtare në Varshavë, në vitin 2024

Dielli do të bëhet më i nxehtë, shkencëtarët zbulojnë se kur Toka mund të bëhet e pabanueshme

"Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne", Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën

Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

"Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve", presidenti i Këshillit Evropian zbulon prioritetet e bllokut

Polonia akuzon Rusinë për zjarrvënie të qëllimshme në një qendër tregtare në Varshavë, në vitin 2024

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë