Më datë 28 dhjetor të vitit 2017, këngëtarja e njohur Arta Bajrami u gëzua me ndjenjën më të bukur në botë. Ajo u bë nënë për herë të tretë.
Arta lindi në Prishtinë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, Xhim Sekiraça vendosën ta quajnë Electra.
Vetëm pak javë pas lindjes, Arta rrëfen në një intervistë për Telegrafin, se si e përjetoi ndjenjën e të bërit nënë për herë të tretë.
“Ndjenjën e të bërit nënë për herë të tretë e përjetova sikur te ishte hera e parë. Çdo lindje ka historinë e saj specifike me momentet specifike dhe emocionet specifike. Çdo lindje është unike dhe po ashtu përjetohet”, tha Arta Bajrami për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, ajo tregoi se pse vendosën ta pagëzojnë vajzën me emrin e veçantë Electra, dhe cili është kuptimi i këtij emri.
“Sikur edhe për dy fëmijët tjerë për emër të vajzës ka vendosur burri im dhe mua me ka pëlqyer dhe jam pajtuar menjëherë. Emri Electra ka disa kuptime, në gjuhën popullore do të thotë “diell i zjarrtë ose rreze vezulluese” e që ne e përkthejmë si energji pozitive në familjen tonë”, tregon këngëtarja Bajrami më tej.
Arta është gjithashtu nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë, vajzës së m,adhe Viktoria, dhe djalit të dytë, Ideal-Morris, të cilët mesa duket kanë përjetuar një gëzim të madh, duke e mirëpritur si më së miri motrën e re në familjen e tyre.
“Viktoria është gëzuar shumë pasi që është vajzë, pra ka fituar një “shoqe”. Ndërsa djali akoma është shumë i vogël për të shfaqur ndonjë emocion të veçantë, por ndonjëherë sikur e shikon me habi e ndonjëherë do ta marr në duar”.

Por, si e përshkruan me pak fjalë Arta ndjenjën e të bërit nënë për herë të tretë?
“Shumë thjeshtë: ndjenjë krenarie. Shtëpia PLOT 5”.
Shumëkush mund të mendojë që angazhimi në familje do ta lërë pak jashtë muzikës, por për Telegrafin Arta e mohon kategorikisht një gjë të tillë. Madje, ajo thotë se fakti që është tejet e plotësuar në jetë, e shtyn të punojë drejt edhe më tej në karrierë.
“Jo, nuk do të stopoj me muzikën. Përkundrazi, kjo do të thotë që tashmë Arta ka kryer detyrimin e saj si grua (pra zgjerimin familjar), dhe do të fokusohet në jetën e saj artistike. Jam duke punuar në disa këngë të reja dhe besoj se pranvera e vitit 2018 do filloj me disa tinguj që do jenë paksa freskues për muzikën shqiptare. Unë nuk ndalem së eksperimentuari dhe nuk dua të jem ‘boring'”, ka thënë tutje Arta.
Duke qenë se jemi në ditët e para të vitit 2018, të gjithëve në intereson pak të dimë se si e festoi këngëtarja natën e ndërrimit të viteve, tanimë vet e pesta, natë të cilën ajo e përshkruan se e kaloi bukur në ngrohtësinë e familjes.
“Unë sapo pata lindur dhe natyrisht që nuk kam qenë në gjendje të jem fizikisht aktive atë natë. Por kjo nuk ka ndikuar në atmosferën festive në shtëpinë tonë. Ne jemi kënaqur në mënyrë modeste në ngrohtësinë që ofron familja”, përfundoi Arta Bajrami për Telegrafin.

Muajt në vazhdim duket se do të jenë mjaft sfidues për këngëtaren që solli e para R&B-në në Kosovë, kjo pasi ajo ka vendosur të mos stopojë aspak me muzikën, por përkundrazi të vazhdojë tutje me projektet e saj të reja, e fansat për të do të jenë gjithmonë aty…/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij