A do të hiqnit dorë nga puna nëse partneri juaj do të fitonte mjaftueshëm për të dy? Çfarë do të ndodhte me jetën tuaj, karrierën dhe ambiciet profesionale nëse një ditë do të takoheshit me njeriun e jetës i cili do të ishte mjaft i pasur?…
Mbi këtë fenomen është bazuar thirrja e ish-zonjës së parë të Britanisë së Madhe, Cherie Blair në bashkëpunim me shkrimtaren Elizabeth Wurtzel.
Ish-zonja e parë e Britanisë së Madhe, kohët e fundit ka kritikuar femrat që martohen me milionerë, duke hequr dorë nga puna për të shpresuar tek mbështetja e partnerëve dhe që mendojnë vetëm për rritjen e fëmijëve. Por qëllimi i tyre i kthehet kundër, pasi sipas saj, është e “rrezikshme” të mbështetesh tek një mashkull i cili më pas mundet edhe të të ndajë….
Këndvështrimi i saj është mbështetur edhe nga shkrimtarja Elizabeth Wurtzel. “Një për qind gra”- “kush martohet me meshkuj shumë të pasur dhe më pas braktisin karrierën e tyre janë duke tradhtuar feminizmin!” – janë shprehur Cherie Blair dhe Elizabeth Wurtzel.
Sipas një sondazhi, sot 28% e femrave të diplomuara, qëndrojnë në shtëpi. Ashtu siç ka dëshirë Cherie Blair t’i etiketojë femrat nga roli i “bashkëshortes” të cilat shndërrohen në “mamatë e mira”, por në përkthimin më të përshtatshëm në shqip akoma më mirë dhe me një konotacion më vulgar do të ishte “mamatë seksi”.
Një nga gjërat që më shqetëson më shumë – thotë Znj. Blair – është të dëgjosh femra të reja duke u shprehur”. Duke parë sakrificat e femrave në të shkuarën mendojmë se sot nuk është e nevojshme. Pse të privohemi nga martesa me një mashkull të pasur dhe për rrjedhojë pse të mos heqim dorë nga puna? Znj. Blair vazhdon me reflektimin e sa sesi femrat mund të besojë se realizimi konsiston pikërisht në reflektimin e saj sesi femrat mund të besojnë se realizimi konsiston pikërisht në këtë logjikë.
Thirrja neo-feministe e Cherie Blair, e cila vet është martuar me një burrë tërheqës i cili më pas u shndërrua edhe në një figurë të pushtetshme, lideri laburist me një sukses të madh në të gjithë historinë britanike, gruaja e të cilit është akuzuar shpesh se ka shfrytëzuar pozicionin e privilegjuar të të shoqit për përfitime personale. Në realitet ish-zonja e parë ka dëshiruar gjithnjë të shënjojë rolin e zonjës së vendosur, në karrierë dhe të pavarur nga aktiviteti dhe pozita e të shoqit.
“Dëgjoj nëna të ndryshme që angazhohen me kohë të plotë në kujdesin e fëmijëve dhe që shprehen se janë mamatë më të mira pasi kanalizojnë të gjithë vëmendjen dhe kujdesin vetëm për fëmijët…Ndërkohë edhe unë dëshiroj të jem nëna më e mirë, por e di që puna ime si nënë sjell rritjen e fëmijëve në mënyrë të tillë që ata të mund të jetojnë edhe pa mua”- është shprehur Cherie Blair.
Victoria Beckham, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girl është një shembull i argumentit të ngritur nga Cherie Blair. E martuar me një nga futbollistët me të famshëm dhe me të pasur të planetit, David Beckham, pas martese Victoria vendosi të merrte rolin e nënës me kohë të plotë dhe që kujdeset për paraqitjen e saj fizike pas lindjeve të fëmijëve për të mos humbur statusin e bashkëshortes së bukur dhe të admiruar. Kohët e fundit Victoria Beckham ka tentuar të bëjë sukses në fushën e modës duke tërhequr vëmendjen me stilimet e saj në veshje.
• Çfarë kanë të përbashkët, këngëtari R. Kelly, Prince, showmen-i With Smith, aktori Eddy Murphy dhe sportisti Jose Canseco?
Janë pikërisht 5 femrat me të cilat kanë kaluar disa vite të jetës së tyre, të cilat sot janë protagoniste të një teleshow që ka në përmbajtje jetën post-divorcit, ish-bashkëshorte të këtyre meshkujve të famshëm. Një serial televiziv me 10 seri është pikërisht “Hollywood Exes” i cili tregon ekzistencën e femrave të suksesshme edhe pas divorcit, shkruan revista Psikologji. Femra të cilat kanë jetuar nën hijen e suksesit të partnerëve dhe që sot kërkojnë të tregojnë se vlejnë duke rindërtuar jetën e tyre me fëmijët, karrierën dhe me bashkëshortë të rinj.
Andrea Lea Kelly, ish-gruaja e R.Kelly (martesa e të cilëve zgjati 10 vjet), është përgatitur të ndërtojë kompaninë e saj të vallëzimit në Los Angelos.
Mayete Jannell Garcia ishte vetëm 22-vjeçe kur u martua me Prince. Pas divorcit iu rikthye menjëherë baletit dhe aktrimit.
Jessica Canseco, e famshme për dy shkurorëzime luksose. E fundit me kirurgun e famshëm plastik Garth Fisher, por ajo që e bëri të famshme Jessicën ishte fundi i martesës me kampionin e bejsbollit Jose Canseco. Pas fundit të këtyre dy martesave, Jessica drejton një qendër tatuazhesh në Beverly Hills.
Sheree Fletcher ka qenë e martuar me Will Smith e cila është dhe nëna e djalit të madh të aktorit. Sot, Sheree është themeluese e një linje biologjike bukurie.
Nicole Murphy ka qenë gruaja e aktorit komik Eddy Murphy për 12 vite rresht dhe së bashku kanë 5 fëmijë. Edhe pse janë divorcuar, ata ruajnë marrëdhënie të mira së bashku dhe Nicole ka rinisur aktivitetin e saj si modele. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
Kylie Jenner siç duket grisi fustanin 'vintage' të Versaces që e pati në Golden Globes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025