LAJMI I FUNDIT:

“U largova nga Shqipëria, sepse nuk më ofruan role”

“U largova nga Shqipëria, sepse nuk më ofruan role”

Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, u largua shtatë vjet më parë drejt Parisit.

Para se të largohej nga Shqipëria, sopranoja e re Zhegu i la kujtim publikut shqiptar rolin e Adinës në “L’elisir d’amore”, një rol në “Carmina Burana”, rol tjetër në “Ëndrra e një nate vere”, që u pritën me entuziazëm nga publiku. Pa këto duartrokitje, nuk do të kishte kërkuar aq shumë nga vetja, të synonte Parisin, pikërisht atë vend ku e nisi karrierën e saj, duke i dhuruar publikut repertorë interesantë.

Të tjera dyer iu hapën në Francë, ku Blerta Zhegu interpretoi në Operën e Marsejës, në Operën Grand të Avinjonit, duke u ndjerë e barabartë me shumë personalitete të botës operistike.


Teksa thotë se në Shqipëri nuk i jepnin role, kritika franceze e ka quajtur një yll të ri të operës në ngjitje.

https://youtu.be/rf5_g4N16Vw