Bashkim Bytyqi është kthyer nga Gjermania vetëm për të punuar mozaik, art ky i cili konsiderohet si i vështirë për tu praktikuar.
Ka realizuar mbi 60 të tillë dhe ka 8 vite që merret me to.
E gjithë këtë punë, Bashkim Bytyqi e realizon me një mjet të vetëm.
“Me punën e mozaikut merrem prej tetë vitesh. Ideja e këtij hobi që tashme ka kaluar në profesion është nga Gjermania kur kemi punuar me vëllain. Kemi punuar për Gjermani, pastaj është shfaqur interesimi edhe për Kosovë. Kamë bërë mbi 60 punime, pa llogaritur logot e ndryshme që kemi punuar për firma jashtë vendit. Lënda e parë që është guri prehet me makinë, dhe pastaj kemi vetëm një mjet pune, e ato janë danet të cilat i japin formën gurit dhe realizohen punimet”, tregon për RTV Dukagjinin, Bashkim Bytyqi.
Byqyqi ka thënë që një punim i tillë merr shumë kohë për tu përfunduar por dashuria për këtë art, bën që ta realizon me kënaqësi.
“Një punim më merr kohë rreth një vit. Po të llogarisë me orë, ndoshta tre muaj punë të plota kam bërë së paku. Ka raste kur ndoshta dhjetë orë as bukë nuk ha për të punuar në realizimin e veprës”, tregon më tej Bashkim Bytyqi.
Mozaikët i punon në bazë të kërkesave të klientëve, mirëpo në kohë të lirë bën punime bazuar në kreativitetin e tij.
“Ka interesim. Ka qenë mungesa e reklamave, derisa jam shfaqur në televizione, ato më kanë ndihmuar shumë. Pastaj duke ju falënderuar rrjeteve sociale, ato kanë qenë reklama ma e madhe te unë. Mozaiku i parë ka qenë një ishull në Amerikë. Porto Riko më duket. Dhe ajo është bërë dhuratë për këta amerikanët që kanë ardhur në Suharekë”, tregon ndër të tjera Bashkim Bytyqi.
Bashkim Bytyqi ka thënë se punimet e tij i karakterizojnë Nuancat e ngjyrave të ndryshme të mermerit dhe granitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët