U konfiskuan mbi 4 kg kokainë, Policia jep detaje lidhur aksionin e antidrogës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksionit të së martës ku kanë sekuestruar drogë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se lidhur me rastin kanë arrestuar tre persona të dyshuar.
“Prishtinë 22.04.2025-15:20. Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjet dhe konfiskuar: 4kg e 943.27 gram kokainë, dy armë me 49 fishekë, dy vetura, tre telefona, 4000 euro”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































