LAJMI I FUNDIT:

U kapën në “kallamoq”, dy shqiptarët akuzohen për 47 vjedhje të ndryshme

U kapën në “kallamoq”, dy shqiptarët akuzohen për 47 vjedhje të ndryshme

Dy shqiptarë të cilët në muajin korrik ishin arrestuar në një arë misri në Suhr (Kantoni Aargau) po dyshohen për vjedhje me grabitje në gjithsej 47 raste. Kështu pohon Prokuroria Shtetërore e Kantonit Aargau, shkruan azonline.ch.

Dy të rinjtë, 26 dhe 27 vjeçarë janë arrestuar në mëngjesin e 26 korrikut, gjatë një aksioni kërkimi të policisë, derisa ata ishin fshehur në një arë të mbjellë me misër.

Hetimet e mëtejme të Policisë së Kantonit dhe të Prokurorisë përkatëse kanë sjellë në përfundimin se dy personat në fjalë mund të jenë përgjegjës për një numër të madh vjedhjesh, transmeton albinfo.ch.


Kështu, 26 vjeçari dyshohet se ka kryer 23 raste vjedhjeje gjegjësisht tentime për vjedhje. 13 prej tyre i ka bërë në Kantonin e Solothurnit. 10 të tjerat ai dyshohet t`i ketë kryer në bashkëveprim me një person tjetër, në mes 24 dhe 26 korrikut, në Aargau, ku dhe është kapur më 26 korrik. Ky person ka pranuar në tërësi veprën.

Nga ana tjetër, personi i dytë, po ashtu shqiptar, 27 vjeçari ka pranuar vetëm pjesërisht atë që i ngarkohet. E ai ngarkohet për 24 vjedhje dhe tentime për vjedhje.

Prokuroria në komunikatën e saj thotë se hetimet nuk janë përmbyllur ende, përcjell albinfo.ch. Po ashtu ajo nuk jep shifra mbi shumat e vjedhura.

Gjykata e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe dy personave në fjalë ua ka shtuar masën e paraburgimit për tre muaj të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori