U kap duke u puthur me ndihmësen e tij dhe u akuzua për shkeljen e masave - jep dorëheqje sekretari britanik i Shëndetësisë

Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të Shëndetësisë pasi ai shkeli udhëzimet për distancën sociale duke puthur ndihmësen e tij.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një letër drejtuar Kryeministrit ai thotë se qeveria “iu detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi që të jenë të sinqertë kur i kemi zhgënjyer”.
Ai e përsëriti kërkim faljen për “thyerjen e udhëzimit”.
Hancock u kap në kamera ndërsa puthej me pasion me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit, transmeton Telegrafi.
Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltare e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar, raporton Thesun.
Fotografitë e tij duke puthur ndihmësen e tij, thuhet se u shkrepën më 6 maj. /Telegrafi/





















































