LAJMI I FUNDIT:

A u injorua Lionel Messi nga David Beckham gjatë takimit të tyre në terrenin stërvitor të PSG-së

A u injorua Lionel Messi nga David Beckham gjatë takimit të tyre në terrenin stërvitor të PSG-së

Disa tifozë mendojnë se Lionel Messi u injorua nga David Beckham pasi dyshja u takuan në terrenin stërvitor të Paris Saint-Germain.

Ish-kapiteni i Anglisë, Beckham, kaloi kohë në kryeqytetin francez këtë javë dhe u rikthye te ish-skuadra e tij, me të cilën luajti 14 herë në fund të karrierës së tij të shkëlqyer.

Ai u takua me skuadrën e mbushur me yje të Christophe Galtier dhe pozoi për foto me Messin, Kylian Mbappen, Neymar, Sergio Ramos dhe Marco Verrattin – i vetmi lojtar i mbijetuar nga koha kur Beckham luante në Parc des Princes.


PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient
Lexo po ashtu PSG mposhtet në shtëpi nga Lorient

Beckham foli me anëtarët e stafit në objektin e Camp des Loges dhe bëri një fotografi me skuadrën e PSG-së përpara ndeshjes së tyre me Lorient të dielën.

Legjendës futbollit iu dhurua gjithashtu një fanellë me emrin e tij dhe numrin 32 – numri i saktë që ai kishte në klub.

Por, ndërsa Beckham ishte i gjithë buzëqeshur pranë Messit, i cili është lidhur me një lëvizje te Inter Miami, disa tifozë kanë parë atë që ata besojnë të jetë një moment i vështirë.

Pak para se Beckham të takohej me Messin dhe Verrattin, shtatë herë fituesi i Topit të Artë i kishte zgjatur dorën dhe njëri pretendoi se argjentinasi ishte injoruar.

“Më pëlqen se si Beckham e injoroi shtrëngimin e duarve të Messit”, ka shkruar ai.

Po,r një tjetër ia ktheu, duke shkruar: “Duhet të jesh i verbër për të parë që nuk është një shtrëngim duarsh. Ai po bënë me shenjë nga kamera për foton”.

Megjithatë, duhet theksuar se një video e dytë tregon Beckhamin duke i thënë Messit: “Urime”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori