Një turist u pa duke u ngjitur në kafazin e një krokodili për të pozuar për selfie – për ta kuptuar disa sekonda më vonë se jeta e tij është në rrezik.

29 vjeçari, thuhet se e ka ngatërruar zvarranikun 4.5 metra të gjatë me një statujë në kopshtin zoologjik në jug të Filipineve, transmeton Telegrafi.


Ai u ngjit mbi një gardh me zinxhirë dhe eci nëpër ujë para se të buzëqeshte ndërsa nxori telefonin e tij të mençur.

Të pranishmit e tmerruar i bërtitën burrit të largohej ndërsa krokodili me emrin Lalay u hodh drejt tij, duke i futur dhëmbët thellë në krah.

Pamjet e tmerrshme tregojnë turistin duke qarë nga dhimbja ndërsa grabitqari i shtrëngon nofullat rreth krahut të tij, duke refuzuar ta lërë të largohet nga kafazi në Zamboanga Sibugay.

Më pas ai u kafshua në kofshë dhe e sillte sikur të ishte lodër, duke u përpjekur ta gjymtonte atë në një rrotullim brutal vdekjeprurës - një metodë e egër e përdorur nga krokodilët për të copëtuar prenë e tyre.

Turisti thuhet se mbeti i bllokuar në kafaz në agoni për deri në 30 minuta, përpara se kujdestari i Lalay të rrezikonte jetën e tij duke u ngjitur brenda dhe duke e shpëtuar.

Thuhet se trajneri i zvarranikëve e kishte goditur me një copë çimentoje në kokë Lalay-t, duke e bërë atë ta lironte.

Mjekët e mbështollën krahun dhe kofshën e vizitorit për të ndaluar gjakderdhjen përpara se ta çonin me urgjencë në spital, ku iu bënë më shumë se 50 qepje.

Rreshteri i Policisë Joel Sajolga i Policisë Bashkiake të Siay tha: "Turisti po ecte përreth zonës, kur pa krokodilin, të cilin mendoi se ishte vetëm një pajisje plastike.

"Ai u ngjit në gardh dhe hyri në kafaz, dhe krokodili e sulmoi", shtoi ai.

Polici tha se kishte një numër kujdestarësh të kopshtit zoologjik të pranishëm në kopshtin zoologjik Kabug Mangrove Park dhe Ëetlands, por ata nuk arritën ta ndalonin turistin të shkelte gardhin.

Banorët që filmuan aktin e pamatur, thanë se burri kaloi nëpër pishinën e cekët për të pozuar pranë zvarranikut për foto. /Telegrafi/