“U dogjëm për së dyti”, familjarët e viktimave në Spitalin Modular në Tetovë të dëshpëruar me drejtësinë

Fajtorët e vërtetë nuk janë prapa grilave. Kjo është të brenga kryesore e familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në spitalin modular të Tetovës, mbrëmjen e 8 shtatorit, kur zjarri kaploi spitalin. Ata që humbën familjarët tyre në këtë tragjedi, thonë se nuk ndihen të plotësuar deri sa zbardhet e gjithë ngjarja e kobshme dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
“Unë mbi 10 herë e kam cekur se në këtë tragjedi është një zinxhir i madh i të akuzuarve. Mbrëmë e dëshmuan ata gazetarët që e publikuan lajmin. Kështu që ne na djegën për së dyti. Në këtë shtet gjithmonë ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin, ne si familjarë, u bëjmë apel institucioneve dhe gjyqtarëve që këtë rast ta marrin më seriozisht, të shohin se kush duhet të akuzohet me të vërtetë, e jo siç u përfundua këtu me 1 vjet e gjashtë muajve kusht. Nga ana tjetër, 14 persona u djegën. Ne si familjarë kërkojmë nga shteti, nga partitë në Qeveri që i kemi votuar 25 vite, ta marrin më seriozisht këtë punë dhe të mos përsëriten këto tragjedi në Maqedoni”, tha Mumin Ismaili, familjar i viktimave.
Sipas Ismailit në këtë rast duhet të akuzohen edhe persona që e kanë ndërtuar dhe financuar spitalin modular.
“Unë e kam thënë disa herë se nuk janë të akuzuar nuk janë njerëzit adekuat që duhet të jenë të dënuar për këtë rast. Florin Besimi, Artan Etemi dhe Bobani. Nuk po them që nuk kanë fare përgjegjësi, sepse ata kanë punuar në atë institucion, por ku është Ministri, ish-Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçce. Firma Brako e ndërtimit?”, theksoi Mumin Ismaili, familjar i viktimave.
“Mendoj se kanë qenë fajtorë edhe ata që e kanë bërë objektin, edhe të gjithë të përfshirët. Unë kërkoj që sa më shpejtë të zbardhet kjo punë, të dalin krejt të vërtetat, sepse deri tani kemi dëgjuar vetëm gënjeshtra, na kanë thënë gjithçka, e unë dua sa më shpejtë që të jetë e mundur të zbardhet rasti. Nuk ndihem mirë sepse dua ta di se kush është personi fajtor për djegien e spitalit modular, dua të zbardhet sa më shpejtë sepse nuk është e drejtë 14 persona të humbin jetën dhe mos zbardhet rasti”, pohoi Qanie Selmani, familjar i viktimave.
Sipas një hulumtimi të publikuar nga IRL u pa se hetimet për shkaqet e zjarrit në modular nuk kanë qenë të plota, anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare.
I vetmi proces gjyqësor në lidhje me ngjarjen ku jetën e humbën 14 persona është ai ku u shpallën fajtor ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi që u dënua me 1 vit e 6 muaj burg me kusht, po ashtu 1 vit e 6 muaj me kusht edhe ish drejtori ekonomik – Artan Etemi, që do të thotë se ata nuk do të vuajnë dënim me burg nëse për 3 vjet nuk kryejnë vepër të re penale. Mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit – Boban Vuçevski u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Kurti "fut në sherr" Duda Baljen e Emilija Rexhepin

Haradinaj me akuza ndaj LVV-së: Siç duket po rrëshqasim drejt një grushti shteti

Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte

Dështimi i dytë për konstituimin e Kuvendit, analistët paralajmërojnë skenarin e bllokimit total

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident komunikacioni në Tërstenik të Drenasit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura