LAJMI I FUNDIT:

U.d. kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në forcimin e sundimit të ligjit

U.d. kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në forcimin e sundimit të ligjit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e fundit për vitin 2022, të Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me të cilët ka diskutuar çështje të ndryshme profesionale.

Sipas një njoftimi për media kryeprokurorët raportuan lidhur me gjendjen në prokuroritë që ata i drejtojnë, përkatësisht për numrin e lëndëve të pranuara, të zgjidhura dhe atyre në punë të të gjitha natyrave në departamentet përkatëse përgjatë vitit që po e lëmë pas.


“ U.d. kryeprokurori Kelmendi, vlerësoj punën e prokurorive duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë angazhimin e tyre në trajtimin e të gjithave rasteve penale me theks të veçantë, atyre të krimit te organizuar dhe korrupsionit, krimeve te luftës, krimeve ekonomike, rasteve të dhunës në familje, rasteve kundër integritetit seksual, etj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, siç bëhet e ditur në media në këtë takim kanë raportuar edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokuroret të Shtetit, të cilët janë të angazhuar si koordinator, duke i theksuar sfidat, vështirësitë dhe të arriturat në fushat që ata i mbulojnë.

Gjithashtu sipas njoftimit, u.d kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ju ka uruar suksese dhe mbarësi në Vitin e Ri 2023 të gjithë kryeprokurorëve, prokurorëve të gjitha prokurorive dhe atyre të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë të jenë të angazhuar në forcimin e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori