LAJMI I FUNDIT:

U arrestua nga SPAK, shkarkohet kryebashkiaku i Lushnjës

U arrestua nga SPAK, shkarkohet kryebashkiaku i Lushnjës

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka shkarkuar kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Tushe ishte arrestuar ditën e djeshme nga SPAK i akuzuar për disa raste korrupsioni. Tenderi për të cilin SPAK nisi hetimet dhe vendosi të arrestonte kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, është i vitit 2020.


Bëhet fjalë për një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë. Në tender kishin marrë pjesë 3 kompani, njëra prej të cilave ka bërë një ofertë dukshëm më të ulët sesa fondi limit prej mbi 23 milionë lekësh, duke ofruar rreth 16 milionë lekë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Tushen, drejtorin e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të Bashkisë Lushnjë, 3 zyrtarë të tjerë dhe administratorët e dy kompanive private, pjesëmarrëse ne tenderë publikë./A2 CNN