Policia e Kosovës e ka shpallur person në kërkim Faton Hajrizin, i cili është arratisur të shtunën (06.07.2024) nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Organet e rendit kanë kërkuar nga qytetarët që për çdo informatë që ndërlidhet me Hajrizin apo vendndodhjen e tij, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se “personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës. Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192, – +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu. 044/355 108, E-mail adresa: info@kosovopolice.com.
Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi sot se një i burgosur është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.
Telegrafi nga burimet e veta mëson se i burgosuri është Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen një ushtari rus në vitin 2000.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.
Kjo nuk është hera e parë që Faton Hajrizi ikën nga burgjet e Kosovës.Në një rrëfim të tij, të dhënë për RTV Dukagjini, dy vjet më parë, ai kishte treguar se ka ikur nga burgjet plotë tetë herë. Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus.
Në kohën kur ai e kishte kryer vrasjen ishte vetëm 15-vjeçar. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.Por, siç rrëfente vetë Hajrizi, tre ditë pasi u dërgua në burgun e Mitrovicës, ai kishte arritur të ikte nga atje. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2000.
Për ikjen e tij të parë nga burgu, ai tregoi se kishte shfrytëzuar dritaren e banjës së burgut në Mitrovicë. Hajrizi ishte arrestuar më pastaj nga ushtarët e KFOR-it.
Siç ka treguar vetë, arratisjen e dytë e kishte bërë nga burgu i Prishtinës ndërsa, një herë ishte ikur edhe nga një bazë ushtarake.
Në vitin 2012, Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Prizrenit duke u ngjitur në murin e burgut e duke kaluar rrethojat me gjemba.
Pas një aksioni të policisë, ai ishte arrestuar.Në korrik 2007, ai ishte arratisur nga Burgu i Dubravës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, të dënuar për krime të rënda.Pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit ishin pritur nga persona të tjerë, të cilat kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut.
Pas hetimeve ishin arrestuar disa punonjës të Burgut të Dubravës dhe disa persona të tjerë që dyshohej se kishin ndihmuar arratisjen.
Pak muaj pas arratisjes, në shtator 2007, ka kishte ndodhur një grabitje me armë në Drenas, ku katër persona me armë dhe maska kishin grabitur një argjendari dhe gjatë ikjes kishin plagosur me armë zjarri dy policë dhe pronarin e dyqanit. Vlera e arit të grabitur ishte rreth 63 mijë euro.
Gjatë vazhdimit të kërkimit të grabitësve, në fshatin Bruznik-Vushtrri, një patrullë e policisë kishte tentuar ta ndalojë një veturë të dyshuar.
Të dyshuarit nga ajo veturë kishin shtënë në drejtim të policisë dhe kishin plagosur me armë zjarri dy policët dhe kishin arritur për të ikur në këmbë.
Dyshohet se të njëjtit kishin kryer grabitjen dhe plagosjen në Drenas. Faton Hajrizi dhe Burim Basha ishin arrestuar në tetor 2007 në një shtëpi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë gjetur disa armë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker