Doktori Faruk Gashi, ka folur për akuzat ndaj tij se për shkak të neglizhencës në punë, një pacient ka humbur jetën të shtunën në Lipjan.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se rasti i videos që qarkullonte dje në rrjete sociale dhe rasti i vdekjes së pacientit janë krejtësisht të ndryshme dhe sipas tij nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.
Gashit thotë se pacienti që shihet në video nuk është pacienti që ka ndërruar jetë, dhe se ai është gjallë dhe mirë me shëndet.
Tutje ai ka rrëfyer ngjarjen.
“Dje kam qenë kujdestar në QKMF në Lipjan , nga ora 7:00 në mëngjes deri në 19:00 në mbrëmje. Kemi pasur fluks të madh të pacientëve, kemi qenë dy mjekë, dhe siç dihet kohën e pauzës e kemi me rregull nga 9:30- 10:30, për shkak të fluksit të madh të pacientëve unë kam dalur me vonesë në pauzë diku rreth orës 9:45. Në ora 10:06 më telefonoi mjekja me të cilën kemi qenë kujdestar dhe më ka thënë se nuk ka mjekë në emergjencë dhe duhet të shkosh deri sa të kthehen ekipa të cilët për momentin ishin në terren në një rast të rëndë. Sapo morra lajmin, shkova në emergjencë ku fillimisht ishin disa raste që morën shërbimetee nevojshme, por pas disa ҫastesh vie pacienti tash i ndjere, Pacienti ka qenë bashkë me familjarë të cilët janë dëshmitarë për përkushtimin që kam pasur ndaj pacientit”, tha shprehur Gashi.
Sipas simptomave të pacientit, Gashi theskon se ka dyshuar se atij është duke iu zhvilluar infarkt dhe ka kërkuar që t’i bëhet EKG-ja.
“Pacienti me familjarë u nis për në SHSKUK, por për pak minuta u kthyen sërish në emergjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Së bashku me familjarë e kemi vendosur pacientin në shtrat dhe kam filluar me reanimim kardiopulmonar. Unë isha duke e reanimuar kur u kthyen ekipa e emergjencës të cilët vazhduan me reanimim dhe e transportuan në SHSKUK”, deklaroi ai.
Mjeku Faruk Gashi, pohoi se edhe familjarët e të ndjerit janë deklaruar se vdekja e pacientit nuk është pasojë e neglizhencës së tij, e as stafit mjekësorë.
“Pas disa orësh është realizuar një video qëllimkeqe që të them të drejten nuk e di nga kush dhe me çfarë tendenca, sepse kemi pasur shumë pacientë dhe kemi qenë të angazhuar në kryerjen e detyrave tona. Për sa i përket suspendimit tim si mjek, nga drejtori i drejtoratit për të cilin kam respekt, mendoj qe është vendim i marrë nga mosinformimi i duhur i Drejtorit dhe duhet të rishikohet, sepse jo vetëm që nuk bëhet fjalë për neglizhencë, por kam qenë i angazhuar maksimalisht dhe me tërë qenjen time” u shpreh më tej Gashi.
Ndryshe, reagimi erdhi pasi të shtunën drejtori i drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Lipjan, Shkelzen Hajdini, ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashin.
Ai ishte supsnduar pas video-icizimit ku shihet Gashi duke i thënë një të moshuari që kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

"Qeveria e opozitës": Demhasaj i AAK-së e sheh problematike qasjen e LDK-së

Haziri: Në LDK nuk ka skemë kriminale për manipulim votash

Vritet një polic në Kaçanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje