Tyson Fury thotë se do të tërhiqet nga boksi pas ndeshjes me Dillian Whyte – ai refuzon meçin me Usyk ose Joshua

Tyson Fury thotë se do të tërhiqet nga boksi pas meçit të tij në peshën e rëndë me Dillian Whyte muajin e ardhshëm.
Dy herë kampioni i botës, në moshën 33-vjeçare, do të përballet me rivalin e tij britanik Whyte në stadiumin Wembley më 23 prill.
Fury më pas pritej të përballej me fituesin e revanshit mes Anthony Joshua ose Oleksandr Usyk, që do të zhvillohet pak më vonë këtë vit.
Boksieri anglez thotë se do të var dorezat për të kaluar kohë me gruan e tij dhe gjashtë fëmijët.
“Kjo është lufta e fundit e karrierës sime, unë do të tërhiqem pas kësaj”.
“150 milionë dollarë në bankë, i shëndetshëm, i ri, do të blej një jaht masiv jashtë vendit”.
“Po tërhiqem, jam jashtë, kjo është lufta ime e fundit, kam mbaruar”, ka thënë ai.
Fury po fliste në një konferencë për shtyp të martën për përballjen e tij me Whyte, i cili kishte refuzuar të merrte pjesë.
Kjo pasi ai aktualisht po përgatitet për luftën në Portugali. /Telegrafi/














































