Boksieri i njohur britanik, Tyson Fury, ka debutuar me fitore në WWE, sportin e mundjes ekzibicionale, duke e mposhtur gjigantin Braun Strowman.

Boksieri debutoi në ngjarjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.


Ai u vesh me veshjen tradicionale saudite dhe i rrethuar me fishekzjarrë hyri në ringun e WWE-së për herë të parë.

109485600 fury2 2

Meçi zgjati tetë minuta me Furyn që e rrëzoi për tokë Strowmanin duke ia pamundësuar të kthehej në ring për dhjetë sekonda.

109485605 fury2 3

Fury mbetet njëri prej boksierëve më të mirë në botë dhe së shpejti do të kthehet në ring në një meç me një nga boksierët më të mirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app