LAJMI I FUNDIT:

TV Dukagjini vjen fuqishëm (Live)

TV Dukagjini vjen fuqishëm (Live)

TV Dukagjini do të vijë për shikuesit e vet, me pamje të re, me skemë të re programore dhe së shpejti edhe me kanal të ri në rrjetet kabllore. Ky ndryshim është faza e fundit e tranzicionit që ka ndodhur në këtë televizion, duke e shndërruar atë nga një televizion lokal në një televizion nacional dhe alternativ.

Pos emisioneve tashmë të zakonshme, si ‘Zyra e Ankesave’, ‘Dukagjini Sot’, ‘Reload’, ‘Personale’ dhe ‘InfoBox’, skemës së re programore të TV Dukagjinit do t’i shtohen edhe shtatë emisione të reja, produkte të këtij televizioni dhe produksioneve kosovare.


‘Me Shukin’, ‘Express Rozë’, ‘Komiteti’, ‘Zona Express’, janë disa prej emisioneve tashmë të njohura për publikun kosovar, që do të jenë pjesë e TV Dukagjinit.

Me skemën e re programore do të zhvillohet edhe transmetimi i drejtpërdrejt i ngjarjeve të rëndësishme derisa janë “Duke Ndodhur”. Pjesë e TV Dukagjinit do të jenë edhe disa emisione të prodhuara nga Telegrafi.