Vlera e lirës turke u rrit edhe më tej të martën pasi presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan njoftoi masa të reja për të mbrojtur depozitat në monedhën kombëtare kundër luhatjeve të monedhës.
Lira arriti nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan të hënën, por e mori veten përsëri duke arritur në nivelin më të lartë mëngjesin e së martës. Monedha ka qenë duke u zhvlerësuar që kur Banka Qendrore e Turqisë filloi të ulë normat e interesit në shtator, me gjithë rritjen e inflacionit. Lira e dobësuar ngriti çmimet e mallrave të konsumit, me shumë njerëz që e kanë të vështirë të përballojnë ushqimet dhe artikuj të tjerë bazë.
Turqit dhe turistët pritën në radhë të gjata jashtë zyrave të këmbimit të martën, pasi lira turke u forcua pas niveleve të ulëta rekord.
Presidenti Erdogan prezantoi një sërë masash të hënën vonë, që ai tha se do të lehtësonin barrën e një monedhe të dobësuar mbi turqit dhe do t’i inkurajonte ata të mbanin lira në vend të dollarëve.
Duke shprehur shqetësime për pasigurinë, disa turq që kërkonin të blinin dollarë amerikanë pritën në radhë jashtë zyrave të këmbimit.
“Disa njerëz ndoshta janë bindur (me hapat e fundit) dhe kanë këmbyer dollarët e tyre në lira turke. Por ne nuk e dimë se sa do të zgjasë, gjithçka mbetet e pasigurt. Vendimi i Shteteve të Bashkuara ende nuk dihet, normat e interesit po rriten kudo në botë. Hapat e qeverisë janë një lloj rritjeje e maskuar e normave të interesit”, thotë një pensionist në Stamboll.
Sipas planit të Erdoganit, qeveria e tij premtoi të garantonte depozitat në lira, duke bërë që monedha të hënën të rritej në një moment me rreth 25 për qind, rritja e saj më të madhe brenda ditës në histori.
Monedha turke, e cila ka humbur 44 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan këtë vit, fillimisht u forcua të martën në nivelin më të lartë ditor – 11 lira për një dollar, më vonë u dobësua në 14 lira përpara se të stabilizohej në 12.6 lira kundrejt një dollari.
“Prirja e ngritjes është ndalur dhe po luhatet përsëri. Kur dola nga shtëpia, një gram ar, ishte 700 lira, tani është 803 lira. Lira ishte 11 kundrejt dollarit, tani është 15. Ajo që bënë me këto masa ishte të merrnin paratë e njerëzve të varfër nga llogaritë në dollarë dhe ar dhe t’i bënin biznesmenët më të pasur”, thotë Salim Kart, një i vetëpunësuar.
Qeveria është zotuar të paguajë diferencën midis vlerës së kursimeve në lira dhe depozitave ekuivalente në dollarë.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, më shumë se gjysma e kursimeve të turqve janë në valuta të huaja dhe në ar, për shkak të humbjes së besimit te lira, e cila është zhvlerësuar në vite.
Lira ka rënë në nivele rekord këtë vit për shkak të frikës së inflacionit në rritje të shkaktuar nga ulja e normave të interesit nga Banka e Turqisë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës