LAJMI I FUNDIT:

Turqia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Turqia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin  e Suedisë në NATO

Parlamenti i Turqisë në kushtet aktuale nuk mund të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha kreu i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.

“Ka ardhur për vizitë ministri i Jashtëm i Suedisë. Ai ka qenë në parlament, është takuar me përfaqësuesit e partive. Ai ka dëgjuar nga të gjitha partitë të njëjtën gjë, se pa përmbushur detyrimet ndaj nesh, ratifikim nuk është i mundur”, theksoi kryediplomati.

“Prandaj, në kushtet aktuale, nuk ka nevojë të flitet për miratimin e atij dokumenti”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun hungarez, Peter Sziart.


Kreu i diplomacisë turke theksoi se, “nëse Suedia përmbush detyrimet e saja”, Ankaraja mund të ulet dhe të negociojë me Stokholmin. “Në këtë moment, megjithatë, ne nuk mund të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha ministri turk.

Turqia aktualisht e sheh më pozitivisht kandidaturën e Finlandës për anëtarësim në NATO sesa kandidaturën e Suedisë.

Pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, më 18 maj të vitit të kaluar, Finlanda dhe Suedia i paraqitën Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s kërkesën për anëtarësim në Aleancë. Kërkesat e Suedisë dhe Finlandës nuk u ratifikuan vetëm nga dy nga 30 vende – Hungaria dhe Turqia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori