LAJMI I FUNDIT:

Turqia rrit normën e interesit në 25 për qind, përpjekje për të zbutur inflacionin

Turqia rrit normën e interesit në 25 për qind, përpjekje për të zbutur inflacionin

Banka Qendrore e Turqisë (TCMB) njofton se ka rritur normën e interesit prej 25 për qind, më shumë se sa pritej, si përpjekje për të zbutur inflacionin.

Norma kryesore bazë më herët ishte 17.5 për qind, derisa ekonomistët prisnin një rritje jo më shumë se 20 për qind.

“Banka vendosi të vazhdojë procesin e shtrëngimit monetar në mënyrë që të vendosë kursin e dezinflacionit sa më shpejt të jetë e mundur, të ankorojë pritjet inflacioniste dhe të kontrollojë përkeqësimin e sjelljes së çmimeve”, thuhet në njoftimin e TCMB-së.


Normat e vazhdueshme të inflacionit të qëndrueshëm e shtynë Bankën Qendrore të rishikojë së fundmi parashikimin e saj të inflacionit për fundvitin nga 22.3 për qind në 58 për qind.

Inflacioni ka rënë që kur arriti kulmin në 85 për qind në tetor të vitit 2022, por u rrit nga 38 për qind në gati 48 për qind në korrik.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi në qershor ish-bankieren e Wall Street, Hafize Gaye Erkan si guvernatoren e re të TCMB-së, duke treguar një zhvendosje nga politika e diskutueshme e uljes së normave të interesit ndërsa inflacioni u rrit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Kalo në kategori