LAJMI I FUNDIT:

Turqia po vazhdon ta bllokojë Suedinë: Nuk ka anëtarësim në NATO pa i dorëzuar ‘terroristët’ kurdë

Turqia po vazhdon ta bllokojë Suedinë: Nuk ka anëtarësim në NATO pa i dorëzuar ‘terroristët’ kurdë

Turqia po kërkon që shteti suedez të fillojë ekstradimin ose dëbimin e ‘terroristëve’ kurdë përpara samitit të NATO-s, i cili pritet të mbahet në muajin korrik në Vilnius.

Edhe pse Suedia ka hequr dorë nga ndalimi i shitjes së armëve për Turqinë dhe ka ndryshuar ligjet e saj kundër terrorizmit, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se kjo nuk do të mjaftojë.

Ministri i Jashtëm suedez i bëri thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e saj për në NATO
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm suedez i bëri thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e saj për në NATO

Turqia po kërkon ekstradimin e më shumë se 130 personave, kryesisht separatistë kurdë, raporton bloomberg.


Në mesin e tyre ka përkrahës të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë si organizatë terroriste, por edhe mbështetës të Forcave Vetëmbrojtëse kurdo-siriane (IPG) dhe ndjekës të imamit turk, Fethullah Gulen, i cili dyshohet se organizoi grusht shtetin në vitin 2016 dhe tani jeton në Pensilvani, SHBA.

Aleatët e NATO-s i kanë bërë vazhdimisht thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e Suedisë, duke argumentuar se vendi i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

Stoltenberg, Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Lexo po ashtu Stoltenberg, Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

Nëse Suedia do të bashkohej me Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO do të fitonte kontrollin mbi Detin Baltik dhe do të kishte një pozicion të rëndësishëm në rajonin e Arktikut.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan bashkërisht për anëtarësim në NATO.

Finlanda përfundoi procesin e anëtarësimit në aleancë në muajin prill, ndërsa Turqia bllokoi kërkesën e Suedisë, duke e akuzuar vendin se po strehon aktivistët politikë të kërkuar për terrorizëm në shtetin turk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori