Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri çka do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë.
Parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të makinave, hap për të cilin ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka falënderuar homologun e tij, Hakan Fidan gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Tiranë, si pjesë e një turi rajonal.
“Përshëndesim miratimin nga Parlamenti turk dhe mirëpresim hyrjen sa më parë të saj në fuqi.”
Ndërsa ministri Fidan ka përsëritur në Tiranë një kërkesë që pala turke e bën prej 8 vitesh, pas grushtit të shtetit të 15 Korrikut 2016, për të cilin presidenti Erdogan akuzon organizatën FETO.
“Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë.”
Një shqetësim tjetër i ministrit turk ishte dhe ai për viktimat e pafajshme palestineze nga ndërhyrja izrealite në Gaza.
“Komiteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave.”
Vizita e Fidan në Tiranë u shfrytëzua për të zhvilluar dhe takimin e dytë të grupit të dialogut politik mes dy vendeve, një mekanizëm që ka nisur të funksionojë 2 vite më parë.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, investimet turke në Shqipëri llogariten në 3.7 miliardë Euro, ndërsa shkëmbimet tregtare në 760 milionë Euro. Afro 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompani turke që zhvillojnë biznesin në vendin tonë./TV Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij