Turqia “merr në pyetje” ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për sulmet në Detin e Zi

Turqia “ka marrë në pyetje” ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë në Ministrinë e Jashtme për të përcjellë shqetësimet e saj në lidhje me një seri sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Rusinë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.
Kështu, siç raportojnë mediat turke, përcjell Telegrafi, ka thënë të enjten zëvendësministri i Jashtëm Berris Ekinci.
"Po dëshmojmë një përshkallëzim shumë serioz në javët e fundit në luftën Rusi-Ukrainë me sulme reciproke. Dhe së fundmi, pati disa sulme në Detin e Zi brenda zonës sonë ekskluzive ekonomike gjithashtu", ka thënë Ekinci para komisionit të punëve të jashtme të parlamentit.
"Dje dhe sot, thirrëm të ngarkuarit me punë të Rusisë dhe ambasadorin e Ukrainës për të përcjellë shqetësimet tona", ka shtuar ai.
Më 2 dhjetor, anija ruse Midvolga 2 u sulmua nga një dron 80 milje detare nga bregu turk, duke pësuar dëme të vogla.
Më parë, më 28 nëntor, tankerët Kairos dhe Virat u sulmuan përkatësisht 28 dhe 38 milje detare nga bregu turk, duke rezultuar në një zjarr dhe dëmtime të trupit të anijes.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi më 1 dhjetor se sulme të tilla sinjalizojnë një përshkallëzim alarmues dhe nuk mund të justifikohen. /Telegrafi/







































