LAJMI I FUNDIT:

Turqia bllokon Instagramin

Turqia bllokon Instagramin

Platforma e njohur e rrjeteve sociale Instagram është bllokuar në Turqi, ka njoftuar Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të Turqisë (BTK), pa dhënë asnjë arsye ose të dhëna për sa kohë do të jetë në fuqi ndalimi.

Qasja në aplikacionin celular të Instagramit është bllokuar gjithashtu.

Në faqen e BTK-së thuhet: “Instagram është bllokuar me vendim të Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit me datë 02/08/2024 dhe me numër 490.05.01.2024.-608983”.


Bëhet e ditur se lëvizja vjen pasi shefi i Komunikimit i Turqisë, Fahrettin Altun, kritikoi Instagramin për gjoja bllokimin e postimeve ngushëlluese për vdekjen e Ismail Haniyeh – shefit politik të Hamasit i cili u vra në një sulm ajror në Teheran, Iran, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Hamasi fajësoi menjëherë Izraelin për sulmin dhe e shpalli Haniyeh një “martir”.

“Pavarësisht se sa palestinezë vret Izraeli, kauza e drejtë e Palestinës nuk do të fshihet nga historia”, tha Altun pas lajmit për vdekjen e Haniyeh.

“Shteti i Izraelit do të hyjë gjithashtu në histori si autor i vrasjeve pa gjyq, atentateve, pushtimit dhe gjenocidit”, shtoi ai.

“Unë dënoj fuqishëm edhe platformën e rrjeteve sociale Instagram, e cila i pengoi njerëzit të publikonin mesazhe ngushëllimi për martirizimin e Haniyeh pa asnjë justifikim”, vazhdoi Altun.

“Kjo është një përpjekje shumë e qartë për censurë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Përdoruesit e DeepSeek në SHBA mund të përballen me gjobë miliona dollarëshe dhe burgim sipas ligjit të ri

Teknologji

"Mirupafshim, privatësi!": GeoSpy, një mjet i AI që thuhet se mund të gjejë vendndodhjen ku është bërë një fotografi

Teknologji
Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim

Më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin inteligjencën artificiale për zhvillimin e armëve, Google heq dorë nga ky premtim

Teknologji
Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Kalo në kategori