LAJMI I FUNDIT:

“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja

“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja

Lista për Familjen është gjobitur me 18 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për gjuhën e përdorur gjatë fushatës politike.

Në Debat Plus, Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga kjo listë, deklaroi se gjobat janë vendosur për shkak të qëndrimeve kundër martesave të gjinisë së njëjtë, të shprehura gjatë fushatës.

“Neve 18 mijë euro na kanë dënuar deri tash. Tri vendime i kemi për shkak të gjuhës që po e përdorim. Duhet ta dinë qytetarët se gjuha që është bërë objekt i dënimit është ‘ne nuk do të lejojë martesën burrë me burrë, grua me grua’.


Është e paprecedent këto viteve të fundit në Kosovë që kemi një kufizim të tillë, të lirisë së shprehjes. Sidomos në një kontekst të një gare politike. Ne po dënomi për shkak të përdorimi të fjalëve ‘turp është mu martu burri me burrë’, ‘marre është me u martu burri me burrë’. Kemi të bëjmë të me ideologji dhe na detyrojnë të heshtim përballë këtij degjenerimi. Ne kemi parashtruar ankesë ndaj dy vendimeve të para në Gjykatën Supreme, dhe ende nuk kemi përgjigje”.

“Mendojmë që është duke u kufizuar në mënyrë të paligjshme liria e shprehjes. Ky është premtim i joni politik. S’mund të kufizohet premtimi politik për një të drejtë që na garanton kushtetuta dhe ligji. Ne po premtojmë për një të drejtë që nuk ekziston, që nuk është e rregulluar ligjërisht”, ka thënë Bytyqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori