LAJMI I FUNDIT:

Tuchel pritet të konfirmohet së shpejti si përzgjedhësi më i ri i Anglisë

Tuchel pritet të konfirmohet së shpejti si përzgjedhësi më i ri i Anglisë

Federata e Futbollit të Anglisë është në bisedime me Thomas Tuchel dhe mund ta konfirmojë së shpejti emërimin e tij si përzgjedhësi më i ri i Anglisë sipas Sky Sports.

Siç ka raportuar Sky Sports, FA janë momentalisht duke negociuar kushtet e kontratës së Tuchel së bashku me përfaqësuesit e tij.

Është bërë me dije se Anglia mund ta konfirmojë emërimin e gjermanit në stol së shpejti pasi ai është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Gareth Southgaten.


Javën e kaluar gazetari Christian Falk kishte raportuar se ish-trajneri i Bayernit dhe Chelseat ka hyrë në bisedime me Anglinë për mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre.

Në ndërkohë The Times kishte raportuar të hënën se Federata gjithashtu ka bërë kontakte edhe me Pep Guardiolën, por që ai nuk u ishte përgjigjur kërkesës së tyre.

Përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, la në dyshim të ardhmen e tij pas humbjes ndaj Greqisë javën e kaluar duke thënë se shpreson të rikthehet në menaxhim të grupmoshave U21.

Tuchel i cili ka mbetur i papunë që prej se u shkarkua nga Bayern Munichu, është lidhur me një kalim të mundshëm edhe tek Man United, por siç duket në fund do të përfundojë tek Anglia./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

La Liga
“Ai do ta fitojë definitivisht”, Neymar e ka të qartë se kush është fituesi i Topit të Artë

“Ai do ta fitojë definitivisht”, Neymar e ka të qartë se kush është fituesi i Topit të Artë

Ndërkombëtare
Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Premier League
Kalo në kategori