LAJMI I FUNDIT:

TSMC komunikon me SHBA-në në lidhje me ‘udhëzimet’ e Aktit për Çipa

TSMC komunikon me SHBA-në në lidhje me ‘udhëzimet’ e Aktit për Çipa

Prodhuesi tajvanez i çipave TSMC të hënën tha se është në komunikim me Uashingtonin zyrtar në lidhje me “udhëzimin” e saj për një ligj i cili është dizajnuar për rritjen e prodhimit të gjysmëpërçuesve në SHBA, ligj ky i cili ka ndezur një debat për kriteret e subvencionimit.

Kushtet për subvencione përfshijnë shpërndarjen e fitimit të tepërt me qeverinë amerikane, dhe burime nga industria kanë bërë të ditur se vet procesi i aplikimit mund të ekspozojë strategji konfidenciale të korporatave.

“Mund të konfirmojmë se jemi duke komunikuar me qeverinë amerikane në lidhje me udhëzimin e Aktit të Çipave”, tha TSMC, prodhuesi lider në botë i çipave me kontratë nëpërmjet një deklarate të dërguar me e-mail, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, muajin e kaluar deklaroi se këto kritere po i shqetësojnë disa kompani prodhuese sikurse Samsung Electronics dhe SK Hynix.

Wang Mei-hua, ministrja tajvanez për ekonomi, gjatë së hënës reporterëve u tha se TSMC ishte duke mbajtur bisedime në mënyrë specifike me Shtetet e Bashkuara në lidhje me detajet e subvencionimit.

“Qeveria dhe industria e Tajvanit kanë një kuptim shumë të ngushtë në lidhje me atë që po ndodh, dhe shpresojnë që detajet e legjislacionit përkatës të subvencioneve nuk do të ndikojnë në bashkëpunimin industrial midis dy palëve dhe tek kostot për ndërtimin e që lidhet me industrinë,” deklaroi ajo.

Taiwan Semiconductor Manufacturing (TSMC), është duke e bërë një investim prej 40 miliardë dollarëve në shtetin perëndimor amerikan të Arizonës, duke i mbështetur kështu planet e Uashingtonit për prodhimin e më shumë çipave në Amerikë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Kalo në kategori