LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Zgjidhja e kontestit të ermit në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është kyçe për rajonin

Tsipras: Zgjidhja e kontestit të ermit në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është kyçe për rajonin

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në fjalimin e tij në Dubrovnik gjatë konferencë 16+1, tha se së bashku me kolegun tim, Zoran Zaev, kemi arritur të zgjidhim çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për rajonin e Ballkanit, njofton AIM nga Athina.

“Unë besoj se ky është një moment shumë kritik për zhvillimet në botë dhe rajon dhe ne duhet të lëmë krizën pas nesh dhe të krijojmë bazë të reja për të mbështetur bashkëpunimin tonë rajonal dhe global. Pra, ajo që po përpiqemi të arrijmë është të përballemi me sfida të tilla si mosmarrëveshjet në rajonin tonë. Në veçanti, kohët e fundit, së bashku me kolegun tim, Zoran Zaev, kemi arritur për të zgjidhur çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është shumë e rëndësishme për rajonin e Ballkanit”, tha Alexis Tsipras.


Sipas agjencisë greke të lajmeve “ANA-MPA”, në margjinën e konferencës u mbajt takim edhe në mes kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Kroacisë ku u bisedua për bashkëpunimin në mes këtyre tre vendeve.

Greqia këtë vit për herë të parë merr pjesë në Iniciativën 16+1. Më parë, arsyeja për mos pjesëmarrjen ishte sepse Kina dhe vendet e tjera pjesëmarrëse e kishin njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut nën emrin e atëhershëm kushtetues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori