LAJMI I FUNDIT:

Tsipras merr përgjegjësinë politike pas katastrofës

Tsipras merr përgjegjësinë politike pas katastrofës

Pas tragjedisë së tmerrshme në Athinë, kryeministri grek, Aleksis Tsipras merr përgjegjësinë. “Sot duhet të pranojmë me dhimbje, se qeverisim një vend që dominohet nga shkelja e rregullit”, tha ai.

Në një takim krize të kabinetit të qeverisë greke, kryeministri grek, Aleksis Tsipras u shpreh thellësisht i tronditur për viktimat e zjarreve të tmerrshme në djegiet e pyjeve në afërsi të Athinës. Viktimat kanë humbur jetën “në mënyrë të pajustifikuar dhe të pabesueshme”.

Tsipras tha para Këshillit të Ministrave që u transmentua në televizion se “unë marr përgjegjësinë politike për këtë tragjedi”.


Numri i viktimave u rrit të premten në 87 vetë, pasi forcat e shpëtimit gjetën edhe 5 kufoma në Mati, pranë Athinës. Në këtë katastrofë humbën jetën nga zjarret më shumë vetë se kurrë ndonjëherë në Evropë në këtë shekull.

Një nga shkaqet për efektin e tmerrshëm të zjarreve ka qenë edhe ndërtimi ilegal i shtëpive, që qeveritë e mëparshme i kanë toleruar, deklaroi kryeministri grek.

“Sot duhet të pranojmë me dhimbje, se qeverisim një vend që dominohet nga shkelja e rregullit”.

Ai premtoi të gjitha masat e nevojshme për të ndryshuar këtë gjendje dhe për të ndihmuar njerëzit. Ekspertët kishin kritikuar më parë, se planifikimet e pamenduara kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve. Ndërtesat janë ngritur shumë pranë pyjeve dhe mungojnë rrugët për automjetet e zjarrfikësve.

Ministri i Brendshëm grek, Panos Skourletis u shpreh se “zona duhet të rindërtohet. Duhet të hapen rrugët, të hapet mundësia për të shkuar në det”.

Ndërsa kryebashkiaku, Evangelos Bournos tha se forcat e shpëtimit kishin bllokuar edhe ato pak rrugëdalje, duke i penguar pa dashur banorët e prekur që të largoheshin.

“Të gjithë kemi përgjegjësi, qeveria, forcat e shpëtimit, qytetarët”.

Opozita greke e kritikoi qeverinë pas përfundimit të zisë shtetërore. Nea Demokratia u shpreh, se nuk ka dëgjuar asnjë lutje për falje nga qeveria. Qeveria nuk ia doli të mbrojë jetët e njerëzve dhe pronën e tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori