LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Dua të besoj se Evropa do ta kuptojë gabimin me Maqedoninë e Veriut

Tsipras: Dua të besoj se Evropa do ta kuptojë gabimin me Maqedoninë e Veriut

“Dua të besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut dhe dua të besoj se shumë shpejtë do të ndryshohet vendimi, sepse ky vendim nuk është i përhershëm”, thotë lideri i Siryzës dhe ish-kryeministër i Greqisë, Alexis Tsipras në një intervistë për televizionin lokal “Flesh”.

Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mosdhënien e datës nga BE-ja dhe si kjo do të ndikonte në Marrëveshjen e Prespës, Tsiprasi thekson se vlerësimi i tij është se “marrëveshja nuk është në rrezik, ndërsa nëse diçka është në rrezik ai është stabiliteti politik në vendin fqinj” dhe shfaq shpresën se Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin dhe do ta ndryshojë vendimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Për mendimin tim ky vendim ishte i gabuar dhe historikisht i pasaktë, megjithatë, unë ende kam shpresë se ky vendim do të ndryshojë dhe Qeveria greke duhet të kishte rol kryesor që të ndryshojë ky vendim, por rolin e luajnë qeveritë e tjera, italiane dhe të tjera. Në çdo rast, nuk shqetësohem për stabilitetin e kësaj marrëveshje. Gjithsesi ndoshta Mitsotakisi është i shqetësuar, sepse nëse vjen Mickovski me të cilin kanë mendim të njëjtë ai do të vrapojë ta lus që të mos e kontestojë marrëveshjen, marrëveshje që ai vetë e karakterizoi si të dëmshme”, tha Tsiprasi

Ai shtoi se marrëveshja nuk po kontestohet, ndërsa ndoshta do të kontestohej “nëse në të ardhmen, në vendin fqinj fitojnë nacionalistët dhe në pushtet vijnë ato që kanë mendim të njëjtë me këto të Greqisë të cilët argumentuan kundër marrëveshjes”.

Paralelisht, ai e kritikoi qeverinë aktuale greke për qëndrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se bëhet fjalë për “hipokrizinë më të madhe politike gjatë viteve të fundit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori